TIRANË – Imamët nën akuzë për xhihadizëm kërkojnë që në procesin gjyqësorë ndaj tyre të dëshmojë dhe ish kryeministri Sali Berisha.
Kërkesa është bërë nga Oriol Reçi, një prej 9 të pandehurve ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur rrëzimin e kësaj kërkesë.
Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Reçi ka deklaruar se ata s’kanë pse gjykohen se janë kundër regjimit të Bashar al Assad, pasi një qëndrim të tillë ka mbajtur publikisht dhe ish-kryeministri Berisha e ndaj edhe ai duhet të dëshmojë.
Pas rrëzimit të kërkesës së Reçit, ka qenë prokuroria Elisabeta Imeraj e cila ka listuar akuzat ndaj 9 imamëve, akuza të cilat përfshinë veprat penale të rekrutimit të luftëtarëve, thirrjeve publike dhe nxitjes së terrorizmit si dhe financim terrorizmi.
Akuzat nuk janë pranuar nga të pandehurit, të cilët sërish kanë këmbëngulur në mosnjohjen e autoritetit të gjykatës.
Mungesa e institucioneve
Shifra prej 17 personave që u pretendua nga Bujar Hysa se janë vrarë në Siri, nuk është kundërshtuar nga prokurorja e çështjes Elizabeta Imeraj, e cila argumentoi se organi i akuzës nuk ka një shifër të saktë të shtetasve shqiptarë që kanë mbetur të vrarë në luftimet e përgjakshme siriane. Prokurorja i bëri me dije trupës gjyqësore se për shkak të gjendjes së luftës dhe mungesës së institucioneve shtetërore në Siri nuk është arritur të mësohet numri i saktë i personave të vrarë.
Edhe të pandehurit e tjerë të akuazuar për “rekrutimin e besimtarëve musliman drejt grupeve terroriste” dhe “akuzën e nxitjes së urrejtjes fetare”, i kundërshtuan akuzat e prokurorisë. Ata thanë se procesi gjyqësor ndaj tyre është i montuar dhe se prokuroria e ka marrë të gatshëm dosjen e përpiluar nga institucione të tjera.
Lexohet dosja
Në seancën e djeshme gjyqësore është bërë dhe leximi i kërkesës së gjykimit kundër të pandehurve, duka hapur zyrtarisht procesin penal kundër tyre. Përfaqësuesja e prokurorisë renditi akuzat dhe provat e siguruara ndaj të pandehurve, duke kërkuar nga gjykata thirrjen me cilësiën e dëshmitarëve të rreth 70 persona, mes tyre edhe besimtar musliman të kthyer nga lufta në Siri. Seanca gjyqësore u shty për të vazhduar javën e ardhëshme me pyetjen e dëshmitarëve të akuzës.
Ndërsa të gjithë të pandheurit mohuan akuzat duke e cilësuar veten të pafajshëm. Të pandehurit kanë deklaruar se nuk njohin ligjet e shtetit shqiptar dhe se duan që të gjykohen dhe të dënohen vetëm me ligjin e sheriatit. Grupi i muxhahedinëve nuk ka pranuar as avokatët mbrojtjës, ndërkohë që vetëm dy prej tyre mbrohen nga avokatë. Grupi ka funksionuar në disa shtete si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe Itali.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO