Imami braktis Këshillin Kombëtar të PD: Mbledhja fiktive, po diskutohet vetëm një draft

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka braktisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pasi anëtarët i rrëzuan kërkesën për të përfshirë në rend dite analizën për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017-ës. 

Imami ka thënë për mediat se mbledhja është fiktive, përsa kohë po diskutohet vetëm një draft. 

Mbledhja e Këshillit Kombëtar po bëhet fiktive sepse po shqyrtohet vetëm një draft dhe nuk po lejohet diskutimi. Mbyllja e diskutimit dhe e fjalës, heshtja nuk është shenjë e mirë.

Bëmë dy propozime, një që të diskutohen në Këshillin Kombëtar zgjedhjet e kaluara, të nxjerrë raportin kryesia përpara Këshillit dhe Këshilli Kombëtar të marrë vendimit. Ky propozim ra me shumicë dërmuese votash. Po me shumicë dërmuese votash ra propozimi i dytë që të diskutohet në parim për statutin. Dmth që  çështjet që shtruam radhën e kaluar, kufizimin e mandatit të kryetarit që humb një palë zgjedhje, dy palë zgjedhje, dhjetë palë zgjedhje.

Një Këshill Kombëtar që të ketë një pavarësi dhe mos trajtohet sic po trajtohet sot.

Financat e Partisë, kontrolli mbi financat e partisë është një nga problemet themelore për të gjitha partitë europiane. Mesa duket është një problem serioz edhe për Shqipërinë. Kemi propozuar këtë gjë.

Nuk ka diskutime as për këtë gjë. Menduam që ishte e vlefshme që organet autonome sic mund të ishte bordi i kandidaturave të kishin mundësi zgjedhje jashtë diktatit të personit të zgjedhur.

Partia vijon të mbetet monokratike, propozimet jo vetëm nuk merren parasysh, por ajo që është më e keqja nuk lejohet diskutime. Nuk është një ditë e bukur kjo për PD-në. 

Arben Imami, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Mësohet se Imami është shprehur kundër kalimit nen për nen të statutit të ri dhe më pas është larguar nga salla. Por ky propozim u rrëzua. Gjithashtu, u rrëzua edhe propozimi për analizën e zgjedhjeve të vitit të kaluar.  


Lajmi kryesor:

Këshilli Kombëtar i PD miraton statutin e ri, nuk preket mandati i Lulzim Bashës


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja