TIRANE – Kryesocialisti Edi Rama i cilësoi si “përpjekje të kota për të fshehur atë që tanimë është zbuluar” akuzat e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i cili sot deklaroi se është PS ajo që po përgjon aktivitetin e dikasterit të tij për të mbledhur informacion në mënyrë të paligjshme.

“Ministri i Mbrojtjes aktron keq pë të mbuluar pisllëkun politik e financiar të institucionit ku bëhen përgjime e trafiqe të paligjshme”, tha Rama.

Kreu i PS pohoi përsëri se “në Ministrinë e Mbrojtjes janë përgjuar opozitarë e diplomatë të huaj dhe sot Arben Imami nuk e fshehu dot përzierjen e tij në atë batak”.

Sipas Ramës, tentativat e ministrit për të bllokuar kontrollet e opozitës “dhe sulmet banale ndaj saj janë përpjekje të kota për të fshehur atë që tanimë është zbuluar”.

(im/shqiptarja.com)