Imami refuzon deputetët e PS
Thërritet në Komisionin e Sigurisë

Imami refuzon deputetët e PS<br />Thërritet në Komisionin e Sigurisë
TIRANE - Ministria e Mbrojtjes ka refuzuar sot një grup prej tre deputetësh të Partisë Socialiste që kërkonin të ushtronin një kontroll pranë këtij dikasteri, pas dorëheqjes së kreut të SHIU-t, Ylli Zyla, si pasojë e denoncimeve për tregti armësh të publikuara në Shqiptarja.com. Ministri Imami ka pranuar të takohet vetëm me deputetin Ilir Gjoni por ai nuk ka pranuar duke e cilësuar këtë si puç kushtetues.

Pas refuzimit të Ministrit të Mbrojtjes Imami për tu takuar me deputetët socialistë, Komisioni i Sigurisë vendosi të mbajë më 6 Korrik një seancë dëgjimore me ministrin, për të diskutuar mbi akuzat e PS për shkelje në këtë dikaster.

“Duket qartë që Imami diçka fsheh kur nuk pranon të takohet me ne – tha Gjoni ndërsa shtoi – Imami, një nga hartuesit e Kushtetutës e shkel atë, kjo është tepër e rëndë”.

Deputeti Gjoni theksoi me tej se PS dyshon se ministri i Mbrojtjes, Arben Imami kryen trafik armësh, abuzon me fondet, emërimet, gradat e ushtarakëve dhe grupi i deputetëve kërkon mbikqyrjen e aktiviteteve të këtij dikasteri.

Ndërsa në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, deputetët e PS Pirro Lutaj dhe Xhemal Qefalia, gjithashtu akuzuan Imamin se informacionet nga kjo ministi nuk kanë koherencën e duhur. “Mos pritja nga Imami për takim me një grup deputetësh është një shkelje e rëndë e nenit 7 dhe informacionet nuk kanë koherencën e duhur, sipas jush nëse nuk mund të mbikëqyret Ministria atëherë ky është një puç kombëtar dhe kushtetues”, thanë ata.

Kjo akuzë e deputetëve socialistë u hodh poshtë kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi.

(kz/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë