Imami: S’ka trafik armësh, është
PS që përgjon Ministrinë e Mbrojtjes

Imami: S’ka trafik armësh, është <br />PS që përgjon Ministrinë e Mbrojtjes
TIRANE – Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, reagoi sot publikisht ndaj akuzave për trafik armësh dhe afera të tjera korruptive në dikasterin e tij. “Trafik nuk mund të ketë në një vend të NATO-s. Eshtë amatorizëm politik”, tha Imami.

Ai u shpreh i gatshëm të ofrojë të gjithë informacionin e kërkuar nga institucionet si dhe të dalë përpara Komisionit të Sigurisë, por kërkoi që kjo të bëhet në respekt të plotë të të gjitha ligjeve dhe procedurave.

“Do të ketë dhe ka një tregti të ligjshme të armëve që është e rregulluar nga legjislacioni i brendshëm e ndërkombëtar”, tha ministri. Sipas tij, ka dy rrugë në lidhje me municionet: të shpenzohen para për shkatërrimin e tyre ose shitja. Përsa i përket opsionit të dytë, Imami theksoi se bëhet fjalë për një treg ku nuk mungon konkurrenca.

Më pas ai përdori kartën e nacionalizmit kur duke iu referuar indirekt shkrimeve të publikuara në Shqiptarja.com, tha: “Ka një gazetë që është shumë pranë opozitës, që thotë pse Ministria e Mbrojtes shet municion në Nigeri kur të njëjtën gjë e bëjnë dhe Serbët”. Sipas pretendimeve të ministrit, këto shkrime kishin si qëllim eliminimin e konkurrencës në favor të serbëve.

Më pas ai foli edhe për akuzat e ngritura nga opozita dhe media, sipas të cilave Ministria e Mbrojtjes është përfshirë në përgjimin e diplomatëve dhe politikanëve të opozitës. “Në deklaratat e Ramës dhe Gjonit kuptohet kush është i përgjuari – tha ai duke akuzuar Partinë Socialiste se është ajo që përgjon punën e këtij dikasteri – Ministria e Mbrojtjes është nën një sulm. Është PS që po përpiqet të mbledhë informacion në rrugë të kundërligjshme mbi Ministrinë e Mbrojtjes”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë