Imazhet dhe skicat e dala nga rrjeti social kinez "Weibo", në fillim të kësaj jave mendohet të kenë qenë të iPhone 6.
Imazhet besohet të kenë dalë nga një person i brenshëm anonim që punon në kompanin furnizuese të Apple, "Foxconn".
Edhe pse imazhet ishin të paksa të mjegullta ato tregojnë skica e dizajne që mund të jenë të iPhone 6.
Ndryshimi i dukshëm që është bërë këtij modeli iPhone është kamera që ngjason me atë të iPad-it me prekje.
Modelet në foto tregojnë se këto mund të jenë dhe brezi i ardhshëm i mp3 player por ka ende spekulime.
Raportet, pretendojnë se Apple është duke u përgatitur për të prodhuar në masë të ekranin e telefonit të saj që në muajin e ardhshëm.
Në muajin e kaluar revista japoneze "MacFan" botoj disa vizatime te supozuara të jenë të iphone 6 me përmasa 4.7 dhe 5.7 inch.
Por akoma nuk dihet si do jetë versioni i ri i iPhone 6 pasi edhe në modelet e tjera te iphone u hodhën shumë spekulim dhe në fund kompania apple nxorri versione qe s'kishin ngjashmëri me spekulimet.
Edhe ky version mbetet akoma surprizë deri ne lançimin e tij nga kompania Apple.
(Në foto: Skicat e iPhone e dala ne rrjetin social kinez Weibo)
Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)