Krijimtaria e tij ka kaluar përmes përshtatjes së kërkimeve individuale në botën e pafund të trajtesave që arti i diteve të sotme i sugjeron çdo artisti. E rëndësishme është se kërkimet e tij nuk kanë reshtur, madje përmes tyre zbulohen kalime të guximshme, që për një piktor janë shpeshherë ballë reziqeve të paparashikueshme, të cilat marrin emrin e thjeshtë “Imitim”.
Fotografia mediatike dhe riciklimi saj u bënë bazamenti fillestar i npërpunimeve të Adrian Çenes, i cili ndjeu se duke manipuluar imazhe të tilla përmes pikturimit dhe veçimit të detajit, që e ngacmonte më shumë, krijonte një realitet të ri, të ndryshëm nga piktura me vaj, por të afërt me procesin dhe lojën e tij foviste të ushtruar vite me radhë. Në këtë proces ai e çrregullon imazhin ekzistues dhe ia ndryshon informacionin fillestar, por nuk ia humb zanafillën apo imazhin e memorizuar.
Pikturat në këtë ekspozitë janë një imazh jo real, i abstraguar përmes ngjyrave, të cilat vijnë me një gjuhë shumë më të qetë, janë më pak kontrastuese dhe anojnë drejt plotësisë dekorative. nNë ekspozitë janë paraqitur rreth 70 punime në teknikën tempera-akrilik mbi letër dhe akuarel mbi letër.
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
