Imazhi transgjinor në muralen e Qytet Studentit? Artisti: Grua, por më pëlqen lidhja me LGBT, jo fobive! Dekori i Bashkisë: Do qëndrojë sa të durojë boja
Muralja ne Qytet Studenti, me autor artistin argjentinas Sasha
Muralja në fasadën e një godine në Qytet Studenti e realizuar në gusht të vitit që lamë pas nga artisti argjentinas Sasha, me lejen e Dekorit të Bashkisë, vijon të ngjallë debat, për shkak të përafrimit të imazhit me një figurë transgjinore. Vetë artisti thotë se modelja është një grua, të cilën e lidh me konceptin e lirisë, pra të kërcyerit në hapësirë drejt qiellit.
Por, në mbështetje të komunitetit LGBT, ai thotë se interpretimet që e lidhin muralen e tij, me këta persona e bëjnë të ndihet mirë, pasi vetë është në mbështetje të tyre, dhe kundër çdo lloj diskmriminimi që nxit urrejtje.
Sa i përket pretendimit se imazhi në fjalë lidhet me një grua rome, që lyp, ai thotë se veprat e tij, kanë referenca, por i lejon vetes të pikturojë i lirë, duke mos qëndruar besnik imazheve të caktuara.
"Më pëlqen fakti që puna ime është lidhur me komunitetin LGBT plus, i cili ka mbështetjen time të plotë. Unë nuk pikturoj asnjëherë njerëz të njohur, kjo është një mënyrë e lehtë dhe e mërzitshme për t'u bërë i njohur, dua që murali im të jetë i hapur ndaj çdo lloj interpretimi. Realisht më ka bërë për të qeshur ky diskutim, ndaj le të ndalojmë urrejtjet dhe fobitë", shkruan Sasha në rrjetet sociale.
Por, lidhur me indinjatën e një pjese të opinionit publik, përfshirë edhe personazhe të njohura, se ky imazh, nuk duhet të jetë pranë studentëve duke qenë se në një formë mund të ndikojë në orientime të caktuara, Dekori i Bashkisë, thotë se muralja, e realizuar falas dhe me kërkesë të vetë artistit do të vijojë të jetë në këtë fasadë deri sa të fshihet në mënyrë natyrale.
"Do të qëndrojë sa zgjat çdo mural. Sa duron boja nga agjentët atmosferike", është përgjigjja e Dekorit të Bashkisë.
Muralja në fjalë është e dyta për artistin argjentinas, pasi ai mori pjesë edhe në "MuralFest 2022" të kuruar nga artisti Helidon Haliti. Edhe në muralen e parë, subjekti ishte një grua rome, dhe koncepti i ndërhyrjes në hapësirë, lidhej me 'lirinë e një shoqërie që po bën përpara'".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
-
Dosja SKY ECC/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
27 Dhjetor, 16:15
-
Si duket Shqipëria në pritje të Vitit të Ri 2025! ‘Report TV’ sjell pamje nga sheshet kryesore
27 Dhjetor, 15:32
-
Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)
27 Dhjetor, 14:48
-
Trafiku i rënduar në Tiranë/ Eksperti në Report Tv: Duhet plan i studiuar! Disa akse si rruga e Dibrës të bëhen me një sens
27 Dhjetor, 14:36
-
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla
27 Dhjetor, 14:09
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Kush i dha ‘anonimit’ informacione konfidenciale të Aviacionit Civil për të sulmuar Erion Veliajn? SPAK: Po hetojmë për korrupsion dhe fshehje pasurie
27 Dhjetor, 13:17
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor, 08:55
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Hetimi pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak: U denoncova nga një njeri që s'ekziston, kurth i sajuar! Këtu do jemi, në maj u mundim
26 Dhjetor, 16:32
Marilyn Monroe nuk eshte,por sikur te paraqitej me modeste,me konservatore,do te ngjante me bujkeshat e kohes se Xhaxhit,me trup te mbushur e gjithe muskulature e te forte nga puna e rende e norma dhe lekure te nxire nga Dielli,kur punonin ne fusha.S.d.q.cdokush mund t'a imagjinoje si te doje,kjo eshte liria e mendimit dhe e shprehjes.
Përgjigju