Impeachment/Donald Trump në stadiumin ‘Nationals Park’, turma: Arrestojeni atë, Nanci Pelosy: Dëshmitarët të sillen me forcë

Impeachment/Donald Trump në stadiumin ‘Nationals Park’, turma: Arrestojeni atë, Nanci Pelosy: Dëshmitarët të sillen me forcë

Pavarësisht fitores së fundit në frontin e luftës kundër ISIS, presidenti amerikan Donald Trump duket se nuk i ka punët mirë në frontin e brendshëm, përkatësisht në lidhje me hetimin e hapur ndaj tij për të ashtuquajturën Dosja Ukraina.

Demokratët në Kongresin amerikan e akuzojnë atë se ka ndikuar përmes presionit mbi presidentin e Ukrainës, Zelensky për të rihapur hetimet për ish zv/presidentin Joe Biden me qëllim diskreditimin e tij në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, ku Biden duket se është kandidati rival i presidentit.

Ndërsa Trump ndodhej në stadiumin ‘Nationals Park’ në Washington për të ndjekur një ndeshje bejsbolli, ai u prit me thirrje zemërimi nga të pranishmit. Të shumtë ishin ata që  thërrisnin 'lock him up', 'arrestojeni atë', fraza e preferuar e Trump kundër ish kandidates presidenciale Hillary Clinton.

Presidenti amerikan duket se po ndjek një taktikë të mirë menduar për të vonuar hetimin e demokratëve për fajësimin e tij. Mesa duket ai i ka kërkuar vartësve të tij që të mos shkojnë për të dëshmuar në Kongres dhe i fundit që e ka bërë ishte dje ish-këshilltari i sigurimit kombëtar, Charles Kupperman.

Kupperman, i cili ka qenë zëvendës i ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton, ishte thirrur nga ligjvënësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve për t'iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me çdo informacion që ai mund të ketë rreth bisedes së Presidentit Trump me Presidentin e Ukrainës më 25 korrik.  

Kupperman ka qenë i pranishëm gjatë bisedës, në të cilën demokratët thonë se Presidenti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës "favorin" e tij. Nency Pelosy, drejtuesja demokrate e Dhomës së Kongresit, I bëri thirrje gjykatës të vepronte sipas ligjit për të sjellë në komisionin hetimor ish këshilltarin Kupperman.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kroatët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri, ja dy kandidatët kryesorë

Kroatët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri, ja dy kandidatët kryesorë