Impiantet fotovoltaike, Balluku: Ulin importin, 100 milionë euro në vit dëm vetëm nga mungesa e energjisë

Zhvillimi i energjisë fotovoltaike është një nga synimet e qeverisë, për të ulur kështu edhe importin e energjisë elektrike. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë  një vizite në impiantin fotovoltaik në Korçë, është shprehur se energjia fotovoltaike ul kostot për buxhetin e shtetit, pasi vetëm nga mungesa e energjisë shteti humbet 100 milionë euro në vit.

 “Për ne është shumë e rëndësishme, që ju të keni mundësinë e pavarësisë energjetike. Mundësia e pavarësisë energjetike i ul shtetit importet, që ne gjatë vitit i kemi të larta.

Ky është problemi që kemi prej vitesh dhe që godet buxhetin e shtetit me rreth 100 milionë euro në vit, veçanërisht gjatë verës, kur dhe kushtet atmosferike nuk janë të favorshme për prodhimin e HEC-eve, mbi të cilën ne kemi bazuar të gjithë prodhimin shtetëror të energjisë. Për këtë arsye ne e nxisim autoprodhimi.

Autoprodhuesit përbëjnë tashmë një pjesë të rëndësishme të tregut dhe në bazë të kushteve ligjore dhe të gjitha kritereve që duhen përmbushur. Sigurisht, duhet të jemi të saktë përse i përket kritereve dhe kushteve ligjore, absolutisht unë ju nxis dhe juve dhe gjithë bizneset e tjera që të krijojnë pavarësinë energjetike dhe të bëhen shembull për kompanitë e tjera”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku është shprehur edhe më herë e gatshme për të mbështetur palët e interesuara për të zhvilluar mundësi të tjera alternative për prodhimin e energjisë elektrike. Përqendrimi tek opsione të tjera vjen si pasojë edhe e mbylljes së dy investimeve atë të HEC-eve në kaskadën e Devollit dhe projekti TAP.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diana: 18/10/2019 18:31

    Mos harro z.ministre edhe ato prodhusit e energjise me ere me helika,,jane shume te mira dhe nuk zene vend sa keto inpiantet fotovoltaike.....kemi zonen e lacit,,lezhes,,korces me erera shume te forta......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë