TIRANE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Shqipërisë të pranojnë armët kimike të dorëzuara nga Siria, që janë të destinuara të asgjesohen: Nëse arsyeja e kësaj kërkese është fakti që Shqipëria zotëron në Qafë Mollë një impiant për asgjësimin e armëve kimike të ndërtuar në 2003 për të shkatërruar arsenalin kimik kinez, atëherë kjo arsye bie. Në fakt në Qafë Mollë, ai impiant i përdorur mes 2004 dhe 2007 për të asgjësuar 16 ton gaz mostard, nuk ekziston më.
Fakti bëhet i ditur nga gazetarët e A1Report, televizioni i parë që ka mundur të filmojë bazën e Qafë Mollës nga jashtë. Përmes krahasimit të pamjeve ekskluzive të bazës, të filmuara të shtunën dhe fotove të së njëjtës bazë të shpërndara nga ekspertët amerikanë që koordinuan projektin e çarmatimit të arsenalit kimik kinez të mbetur nëpër depot ushtarake shqiptare, duket qartë se pjesa qendrore e impiantit është hequr.
Siç shihet në këtë foto të 2004 impianti i prodhuar nga një firmë gjermane dhe i instaluar në Shqipëri ishte i përbërë nga një strukturë e madhe e bardhë e lidhur me sisteme ajrimi, asgjësimi dhe impiante të tjera elektronike brënda të cilëve ndodhte asgjësimi i armëve kimike.
Në pamjet e bazës të filmuar këtë të shtunë (2 nentor), shihet qartë se struktura e madhe e bardhë nuk është më. Kanë mbetur dy çisternat e bardha për depozitimin e karburantit, dy çisterna të zeza, gjithashtu edhe konteinerët përreth kanë mbetur, por struktura e bardhë që ishte zemra e impiantit të asgjësimit të armëve kimike nuk ekziston më. Eshtë e qartë që ai impiant për të cilin u investuan në Shqipëri 20 milionë dollarë nga i ashtuqujaturi projekt Nunn-Lugar është transferuar gjetkë edhe sepse autoritetet shqiptare kanë deklaruar se që nga 2007 të gjitha armët kimike të lëna në Shqipëri nga kinezët në vitet ’70 u shkatërruan tamam në Qafë Mollë. Por sërish lind një tjetër problem: Baza e Qafw Mollës është e vogël, në tre vjet u shkatërruan vetëm 16 ton, ndërsa sasia e armëve kimike të Sirisë është disa mijëra tonelata.
Atëherë, nëse impianti për shkatërrimin nuk është më në Shqipëri, përse Shqipëria duhet të presë tonelata të tjera armësh kimike të transferuara nga Siria? Impianti i Qafë Mollës kishte si karakteristikë të tij, pikërisht atë që ishte një impiant i lëvizshëm, pra i transportueshëm me lehtësi. Mund të montohet në Shqipëri ashtu si dhe në çdo vend tjetër. Por deri tani Turqia, Norvegjia dhe Jordania e kanë refuzuar.
Burime nga media amerikane dhe ruse këmbëngulin prej ditësh të pohojnë se Shqipëria po negocion akoma me autoritetet amerikane mundësinë e pranimit të kësaj ngarkese toksike, sigurisht në këmbim financimesh të forta.
Pavarësisht se nga 2007 baza e Qafë Mollës formalisht e ka përfunduar detyrën e saj, në realitet kjo qendër ushtarake e fshehur mes pyjesh në Malin e Dajtit, vazhdon të mbledhë materiale kimike misterioze. Siç dëshmojnë pamjet eksluzive të realizuara dje nga televizioni A1Report, kamionë ushtarakë transportojnë bidona me ngjyra që stokohen në konteinerë bashke me thasë të bardhë që përmbajnë gjithashtu materiale misterioze. Duket se janë substanca kimike dhe toksike sepse ushtarakët dhe teknikët i transportojnë duke përdorur maska dhe tuta mbrojtëse.

(Në foto: Si ishte baza ne 2007 dhe si është tani)
Shkrimi u publikua sot (3.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO/Mbledhja e lëndëve helmuese në bazë