Impianti i mbetjeve,banorët sërish
protesta në Mbrostar: S'tërhiqemi

Impianti i mbetjeve,banorët sërish<br />protesta në Mbrostar: S'tërhiqemi
FIER - Nuk ndalen protestat në Mbrostar të Fierit. Banorët kanë dalë në rrugë për të katërtën ditë me radhë, për të kundërshtuar impiantin e përpunimit të mbetjeve që parashikohet të ndërtohet në zonën e tyre.

Ata bllokuan sërish rrugën nacionale Fier-Tiranë, duke shkaktuar trafik të rënduar. Është dashur ndërhyrja e policisë për të zhbllokuar rrugën. Nuk kanë munguar as përplasjet me drejtuesit e automjeteve, të cilët u detyruan të presin në trafik.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme policia procedoi penalisht 5 banorë të kësaj zone, për grumbullim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit të automjeteve. Banorët thonë se janë të vendosur që të vijojnë protestat deri në tërheqjen e vendimit nga Bashkia.

“Impianti nuk ndërtohet pa kaluar mbi trupin tonë më parë” shprehen banorët. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv