Implementimi i Hartës së re Gjyqësore, Meta: ‘Ramaforma’ po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi sot për implementimit të fazës së dytë të Hartës së re Gjyqësore me mbylljen e disa gjykatave të Shkallës së Parë. Meta deklaroi se nga sot dhjetëra mijërave qytetarëve do t’u hiqet mundësia për të ndjekur çështjet e tyre në gjykata dhe prokurori. Sipas tij ‘Ramaforma po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë dhe kostot’

“Nga sot për fat të keq, edhe gjykatat e shkallës së parë do të mbyllen në Lushnje, në qytetin e Kongresit të Lushnjes ku u themelua shteti shqiptar, në Pogradec, në Kavajë, në Kurbin, në Krujë, në Mat, në Tropojë, Përmet etj. “Ramaforma” në drejtësi që është pikërisht zbatimi antikushtetues i Reformës në Drejtësi, në kundërshtim të plotë me të gjitha premtimet e bëra përpara 7 vitesh po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë pafund dhe po u rrit kostot në mënyrë të tillë që t’i lërë ata realisht pa drejtësi.  Kjo hartë gjyqësore është një Antireformë e rrezikshme, sepse kjo hartë e re gjyqësore nuk merr parasysh një nga problematikat më delikate siç është largësia gjeografike që shumë qytetarë kanë nga gjykatat dhe njëkohësisht mundësitë e kufizuara të transportit dhe ato financiare individuale për të përballuar këtë transport të largët dhe absurd.  Kjo hartë e tillë arbitrare shkakton realisht asgjësimin e mundësisë reale për akses të lehtësuar në Drejtësi dhe realizimin e vërtet të barazisë para ligjit dhe të pandikuar nga asnjë faktor social dhe ekonomi që krijon pabarazi. Ndaj në 14 Maj, qytetarët e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër “Ramaformës”, e cila po ua bën drejtësinë edhe më të pamundur, edhe më të paaritshme, dhe më të shtrenjtë, në mënyrë që ti lërë pa drejtësi”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Mbështetja për Veliajn nga artistët, Meta i sulmon: Më 14 maj ndëshkojmë edhe VIP-at që marrin përfitime! Harta gjyqësore? Arbitrare


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen