Mbështetja për Veliajn nga artistët, Meta i sulmon: Më 14 maj ndëshkojmë edhe VIP-at që marrin përfitime! Harta gjyqësore? Arbitrare

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ditën e sotme foli për pagat dhe shpenzimet në Bashkinë e Tiranës. Ai tha se fondi i pagave ka qenë shumë më i madh se investimet, duke i përqendruar kështu taksat e qytetarëve të Tiranës në shpërblime militantësh, dhe propagandë. Ai sulmoi edhe artistët që kanë mbështetur Veliajn në këtë periudhë fushate elektorale.

“Të gjitha paratë shkojnë për propagandë dhe për deklarata VIP-ash që. Është koha të flasin qytetarët dhe është koha të ndëshkojmë edhe VIP-at që flasin në këmbim të përfitimeve që marrin nga kryetari i komanduar”, tha Ilir Meta.

“Në vitin 2016, numri i të punësuarve ishte 4049, në vitin 2021 vajti 7610 dhe sot është shumë më tepër pasi nuk ka asnjë lloj transparence. Pra, gati është dyfishuar. Fondi pagave në vitin 2016 ishte 34 milionë dollarë, në vitin 2021 60 milionë dollarë, sot është akoma më tepër.  Shpenzimet operative nga 33 milionë dollar që ishin në 2016, kaluan në 70 milionë dollarë në 2021. Aktualisht, pagat dhe shpenzimet e tjera shkojnë 130 milionë dollarë ose 64% e buxheti të Bashkisë së Tiranës. Ndërsa investimet që u premtuan që do rriteshin, nga 34 % që ishin në vitin 2016 përfundojnë vetëm në 18% në vitin 2021. Pra janë përgjysmuar”, tha kryetari i Partisë së Lirisë.

Meta ka folur edhe mbylljen e gjykatave në disa qytete të vendit në kuadrin e hartës së re gjyqësore. Meta e cilësoi me iroi se kjo vjen për shkak të “Ramaformës”  dhe do t’i lërë qytetarët pa drejtësi efeketive. 

“Nga sot janë disa dhjetra dhe qindra mijëra qytetarë, të cilëve do t’u hiqet mundësia e deritanishme për të ndjekur çështjet e tyre në gjykata dhe në prokurori. Sepse nga sot për fat të keq, edhe gjykatat e shkallës së parë do të mbyllen në Lushnje, në qytetin e Kongresit të Lushnjes ku u themelua shteti shqiptar, në Pogradec, në Kavajë, në Kurbin, në Krujë, në Mat, në Tropojë, Përmet etj.Ndaj, më 14 maj, qytetarët e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër “Ramaformës”,  e cila po bën drejtësinë edhe më të pamundur, edhe më të shtrenjtë”, nënvizoi Meta për deklaratën për mediat.   

Në fjalën e tij Meta tha se PL përkrah shqetësimet sipas tij legjitime të shoqatave të biznesit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për situatën ekonomike.

“Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar një fenomen që po thellohet për shkak të emigracionit masiv, po ndikon dukshëm në produktivitetin e ekonomisë dhe tërheqjen e investimeve të huaja, pra duke cenuar rëndë produktivitetin e ekonomisë tonë dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.  Qeveria ka marrë vendime të njëanshme, që favorizojnë vetëm oligarkët dhe kanë dëmtuar rëndë qëndrueshmërinë e prodhimit vendas dhe po rrezikojmë falimentimin e sipërmarrjeve tona. Këto vendime janë marrë në mënyrë arbitrare dhe pa zhvilluar asnjë dialog ndërmjet biznesit dhe institucioneve shtetërore, gjithnjë në rrugën e arrogancës siç është thelbi dhe natyra e kësaj qeverie”, tha Meta.

Në fund Ilir Meta garantoi se opozita do të korrë një rezultat të shkëlqyer më 14 Maj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Implementimi i Hartës së re Gjyqësore, Meta: ‘Ramaforma’ po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi sot për implementimit të fazës së dytë të Hartës së re Gjyqësore me mbylljen e disa gjykatave të Shkallës së Parë. Meta deklaroi se nga sot dhjetëra mijërave qytetarëve do t’u hiqet mundësia për të ndjekur çështjet e tyre në gjykata dhe prokurori. Sipas tij ‘Ramaforma po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë dhe kostot’

“Nga sot për fat të keq, edhe gjykatat e shkallës së parë do të mbyllen në Lushnje, në qytetin e Kongresit të Lushnjes ku u themelua shteti shqiptar, në Pogradec, në Kavajë, në Kurbin, në Krujë, në Mat, në Tropojë, Përmet etj. “Ramaforma” në drejtësi që është pikërisht zbatimi antikushtetues i Reformës në Drejtësi, në kundërshtim të plotë me të gjitha premtimet e bëra përpara 7 vitesh po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë pafund dhe po u rrit kostot në mënyrë të tillë që t’i lërë ata realisht pa drejtësi.  Kjo hartë gjyqësore është një Antireformë e rrezikshme, sepse kjo hartë e re gjyqësore nuk merr parasysh një nga problematikat më delikate siç është largësia gjeografike që shumë qytetarë kanë nga gjykatat dhe njëkohësisht mundësitë e kufizuara të transportit dhe ato financiare individuale për të përballuar këtë transport të largët dhe absurd.  Kjo hartë e tillë arbitrare shkakton realisht asgjësimin e mundësisë reale për akses të lehtësuar në Drejtësi dhe realizimin e vërtet të barazisë para ligjit dhe të pandikuar nga asnjë faktor social dhe ekonomi që krijon pabarazi. Ndaj në 14 Maj, qytetarët e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër “Ramaformës”, e cila po ua bën drejtësinë edhe më të pamundur, edhe më të paaritshme, dhe më të shtrenjtë, në mënyrë që ti lërë pa drejtësi”, tha Meta.

Ora 13:57
14 maji, Meta: Pas dy javësh Shqipëria do jetë në festë, do çrrënjosë monizmin! S’kanë rëndësi numrat, ne jemi në garë për të fituar kudo

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët se sa bashki do të fitojnë më 14 maj, tha se nuk është i rëndësishëm numri, por se ata janë futur në garë për të fituar në të gjitha bashkitë. Pas dy javësh, Meta tha se Shqipëria do të jetë në festë sepse do çrrënjosë monizmin në të gjithë vendin.

“Sot dy javë Shqipëria do jetë në festë se ka çrrënjosur monizmin në pushtetin vendor si edhe bazën kryesore të monizmit në nivel kombëtar. Kjo është shumë e rëndësishme për popullin e Shqipërisë. jo vetëm për atë opozita por edhe për socialistët që janë viktimë e këtij korrupsioni. Bashkimi është shumë optimist, një triumf i opozitës së bashkuar një shumicë e padiskutueshme. Ata s’kanë rivalë, rivalët nuk iu dalin nëpër media, televizione. Kandidatët tanë kanë integritet të shkëlqyer, programe të jashtëzakonshme, ide konkrete duke ofruar zgjidhje që këta që kanë nga dy tre apo katër mandate nuk i dhanë. Nuk ka numër në këtë garë, ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve, por ne kemi hyrë për të fituar kudo”, tha Meta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 01/05/2023 16:46

    Ne 14 Maj hajt po themi dhe nje jave tjeter me mbas 21 Maj do na hapen syte me mire se sdo shofim prap kete hajdutin e Skraparit dhe do sdo degjojm me ulerimat e Salush plakushit mashtrusit!

    Përgjigju
  • Cubel breca: 01/05/2023 14:35

    Me 14 maj do maresh ate me te gjatin. Pregatitu shpirterisht dhe menderisht. Legena te dal boje,me ju qenerit politik do meret populli nga 30 e ca vjet. Do e shikosh ke koh edhe dy jav. Spiunat e sigurmit non grata qe ju ka ber dalje edhe fshati i lindjes. Maskarenj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen