Të nxitura nga investimet në projektin e gazsjellësit TAP dhe HEC-et mbi Devoll, importet kanë shënuar një rritje vjetore në masën 7 për qind si 10-mujor.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, shihet se dy grupet e importeve që lidhen me këto projekte, të cilat përfshihen në grupet “Materialet e ndërtimit” dhe “Makineri – pajisjet”, u rritën me mbi 12% në krahasim me një vit më parë, duke shënuar rritjen më të lartë se të gjitha grupmallrat e tjera.
Importi i materialeve të ndërtimit shënoi një vlerë 63 miliardë lekë për 10-mujorin nga 55.9 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje gati prej 13 për qindësh. Kjo rritje erdhi për shkak të hyrjes në vendin tonë të pajisjeve dhe materialeve që lidhen me investimet në fjalë.
Po me këto ritme u rritën edhe importet e makinerive dhe pajisjeve, të cilat shënuan 104.8 miliardë lekë ose 13.8 për qind më shumë se një vit më parë. Edhe ky grup mallrash lidhet me investimet në gazsjellës dhe në hidrocentrale.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com