Kjo ka qenë njëra nga deklaratat që ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka bërë në takimin për lançimin e Regjistrit Online të Shkarkimeve dhe të Transferimit të Ndotësve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ndërkohë që akuzoi bashkitë e qyteteve për mos ngritjen e drejtorive pyjore.
''Vetëm faktet ku janë 200 mijë m3 lëndë drusore ku nuk eksportohen më. Janë 150 mijë m3 importohen tashmë në Shqipëri. Ky ndryshim është shumë i madh. Nga një vend eksportues jemi kthyer në një vend importues. Doja të thoja gjithashtu që lë për dëshiruar pina e bashkive. Me shumë vullnet dhe dëshirë, kërkuam që një nga kompetencat e ministrisë t’ja kalonim pushtetit vendor. Fakti është që çdo i zgjedhur vendos mendon se menaxhimi i qytetit bëhet vetëm me beton dhe ndërtime. Në fakt po gabojnë shumë rëndë’’,-u shpreh Koka.
Për sa i përket regjistrit online i cili ka filluar të jetë aktiv që në këtë muaj, detyrohen 250 kompanitë më të mëdha në vend, që të deklarojnë shkarkimet e tyre direkt në këtë sistem për 91 lloje ndotësish, në ajër toke dhe ujë, bazuar në detyrimin ligjor që ato kanë për deklarimin e shkarkimeve nga 1 deri në 2 herë /vit.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com