Importi i mbetjeve, Balla - Mediut:
Po nga Serbia, do i sillni?

Importi i mbetjeve, Balla - Mediut:<br />Po nga Serbia, do i sillni?
TIRANE- Vendimi i dhënë dje nga qeveria shqiptare që autorizon shoqërinë “Everest L.E”: të importojë 4. 500 ton mbetje të politenit me qëllim riciklimin është është objekt debati në seancën e sotme parlamentare.

Deputeti socialist Taulant Balla iu drejtua ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu duke e pyetur “Zoti ministër keni ndërmend që edhe këto 8 muaj të sillni mbetje edhe nga Serbia?”

Nga ana e tij Mediu i quajti abuzim deklaratat e PS-së dhe sipas tij importi i mbetjeve bëhet me ligjet që janët miratuar në kohën e qeverisjes socialiste, dhe ishte pikërisht PD që me ardhjen në pushtet kishte reduktuar listën në 26 lloje mbetjesh.

“Ka një ligj të miratuar nga qeveritë tuaja për importin e mbetjeve. Në 2010 qeveria miratoi listën e gjelbërt, dhe reduktuam në 26 mbetje për import. Dua tju vë në dijeni që procesi i importit të mbetjeve të miratuara nga qeveria erdhi pas kërkesës së shoqërisë “Everest”, kompani riciklimi, që i përdor këto mbetje për ambalazhe për industrinë e ndërtimit dhe hedhjen e mbeturinave.”- deklaroi Mediu në replikë. Ministri i Mjedisit shtoi se i ka vendimi është marrë pasi i ka kaluar të gjitha fazat e kontrollit dhe ato të ekolëvizjes, dhe është vërtetuar që i kanë të gjitha mundësitë për të bërë përpunimin e mbetjeve. “Hajde të verifikojmë nëse ka rrisqe të shtuara t’i ndalojmë. Shkoni pranë kësaj kompanie vërtetoni sic i ka vërtetuar ekolëvizja”- deklaroi Mediu.

VENDIMI DJE
Importi i mbeturinave është tashmë një realitet për vendin tonë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Berisha ka firmosur autorizimin, që shoqëria "Everest I.E" të importojë 4.500 ton mbetje të polietilenit me kodin doganor GH 011ex 391510 dhe kodin e Konventës së Bazelit B3-B3010, me qëllim riciklimin e tyre. Mbetjet importohen nga vendet e BE-së. Transporti bëhet në rrugë tokësore dhe detare dhe periudha kohore e lejimit të importit të mbetjeve të polietilenit do të jetë 1-vjeçare. Po dje këshilli i ministrave ka autorizuar shoqërinë "RAMETAL", sh.p.k. të importojë mbetje metalike të aluminit për qëllime riciklimi, me kodin doganor: GA 760200( mbetje të aluminit); GA 76020011 (mbetje të aluminit); GA 76020019 (mbetje të aluminit) si dhe GA 76020090 (kthime të aluminit). Sasia e mbetjeve metalike të aluminit që importohet sipas kodeve është 25.000 ton dhe vendimi i këshillit të ministrave detajon se ata do të importohen nga vendet e Bashkimit Evropian, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Ambalazhimi i tyre duhet të bëhet në paleta, i presuar, ose në thasë plastikë, ndërsa çdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me raport-analizë, të kryer për aspektin e radioaktivitetit. Por për ambientalistin Lavdosh Ferruni ky është një sinjal negativ që jepet nga qeveria. Sipas tij, Mbetjet e metalit janë edhe më të rrezikshme, pasi vendet e BE-së, nuk i riciklojnë pasi mbetjet e tyre derdhen në lumenj dhe ujërat e lumenjve përfundojnë në det, duke ndotur kështu edhe ujërat detarë. Ai thotë se janë pro ndaj çdo iniciative që mbështesin riciklimin e mbetjeve vendase, por kundërshtojnë çdo mbetje që u vjen nga jashtë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë