Importoi 6 ton kokainë nga Holanda në Milano, kush është Edmond Dodaj, ish-anëtar i Forcave Speciale! U arrestua pas 10 vitesh arrati në Laç

Edmond Doda, i arrestuar dy ditë më parë në Laç, më (24 gusht), i shpallur në kërkim nga autoritete italiane pasi akuzohet se është pjesëmarrës në një organizatë kriminale të përbërë nga të tjerë shqiptarë, kishte importuar nga Holanda në Milano 6 ton kokaine.

Importin e kokainës nga Holanda, Dodaj e kishte bërë nëpërmjet bandës së tij nga portit i Roterdamit, ku sipas analizës së medias italiane Corriere Della Sera, kriminelët shqiptare mund edhe të kenë korruptuar punëtorët, që të shmangin kontrollet mbi kontejnerët nga Amerika e Jugut.

Edmond Dodaj ka punuar për Forcat Speciale në Shqipëri, kohën kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Dodaj i ri në moshë, por i përket "shkollës së vjetër” të bandave shqiptare, që prej kohësh janë ngjitur në pozicione duke u shndërruar nga "të pakualifikuar”, në ndërmjetës të privilegjuar, si nga organizata mafioze "Ndrangheta", ashtu edhe nga Amerika e Jugut.

42 vjeçari, i cili prej 10 vitesh ishte në kërkim, u arrestua në qytetin e Laçit me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ndaj tij gjykata e Milanos kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Grup kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Mediat vendase, janë të interesuar, se a do të flasë ndonjëherë Dodaj kur të gjykohet në Itali? A do të bashkëpunojë ai për të zbuluar  rrjetin e bashkëpunëtorëve, të kundërshtarëve për t'i varrosur, apo të mbrojtësve që sipas Corriere, mund të jenë zyrtarë të lartë ose politikanë.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kapedani: 27/08/2023 09:08

    Ky do jete 100% Mirditor madje me shum mundesi nga uje shtreza i rame ne Lac, por te pakten nuk esht skifter, ka rreziku ne lekuren e vete

    Përgjigju
  • Avokati: 26/08/2023 17:42

    Nuk jam në përkrahje të Nikollit e Dodës,por nuk e kuptoj që gjithmon nga vëndi aktivitetit arijnë në Shqipëri dhe pasandaj duhet të kapen.Kjo punë më duket si ajo e viteve30÷ dhe më sot me këto lëndë të pista në USA.Mos vallë luhet me teorin e limonit të shtrydhur dhe këta jan karemi që krimi ushqen policin kudo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë