GJIROKASTËR- Importuesve të vegjël të agrumeve u bllokohet malli në Doganën e Kakavijës. Shkak është bërë mungesa e analizave fitosanitare ndaj mallit të importuar, të cilën tregtarët nuk e kanë.
Ata akuzojnë direkt përfaqësuesit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), të stacionuar në Doganën e Kakavijës, të cilët sipas tyre u kërkojnë abuzivisht të holla në shuma të ndryshme, në këmbim të zhbllokimit të situatës.
Nga ana e tyre, tregtarët e vegjël, pohojnë se bllokimi është tërësisht abuziv dhe larg praktikave të shtetit ligjor apo dhe transparencës, që duhet të tregojë veterineri i AKU-së.
Për këtë, ata kërkojnë lirimin e mallit ose në të kundërt do të bllokojnë rrugën që lidh Kakavijën me pjesën tjetër.
Të gjendur përballë një situate aspak të favorshme, tregtarët e vegjël, kanë kërkuar llogari edhe tek veterineri i AKU-së në Kakavijë, duke shkaktuar një situatë gati konfliktuale brenda zyrës së tij.
Nga ana e vet, veterineri i AKU në Kakavijë, bllokimin e mallit të ardhur nga Greqia e quan legjitim, në kushtet kur ai është i pashoqëruar me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, si dhe pa analiza fitosanitare që janë të detyrueshme për t’u kryer para se ato të dalin në treg për konsum.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com