Importuesit e Duhanit: Qeveria
të hartojë një plan afatmesëm

Importuesit e Duhanit: Qeveria<br />të hartojë një plan afatmesëm
TIRANE- Importuesit e duhanit në Shqipëri, janë pro rritje se akcizës, por ata i kërkojnë qeverisë që të hartoje një plan afatmesëm lidhur me rritjen e taksave në këtë sektor, në mënyrë që kompanitë të hartojnë planet e tyre të biznesit. Duke raportuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, mbi shqetësimet e tyre në këtë sektor, deputeti Genc Ruli tha se një rritje taksash do te rrisë kontrabandën. Një fenomen ku i cili është shtuar gjate periudhës zgjedhore. Importuesit u ndalën më tej edhe ne shqetësimin e pullave fiskale, një shërbim ky i cili rezulton me i shenjti se në të gjitha vendet e tjera. Shqiptarët konsumojnë rreth 4 mije ton duhan në vit, ndërkohë qe pritshmërite për këtë vit janë qe importi te arrije ne nivele prej 3500 ton.

Ekspertët: Abuzim i tregëtarëve me konsumatorin
Për ekspertët e ekonomisë rritja e pazakontë e importeve të mallrave të akcizës është një abuzim i tregtarëve me konsumatorin . Sipas tyre ky është vetëm fillimi i abuzimeve pasi rritja e taksave do të stimuloje dhe kontrabandën. Importi i karburanteve në dhjetor arriti në 60 mijë tonë, ose 20 mijë tonë më shumë se dhjetorin e vitit 2012, ndërsa u rritën ndjeshëm importet e cigareve dhe pijeve alkoolike. Rritja e importeve në këtë periudhë u ka hapur rrugë abuzimeve në treg. Por ekonomistët nuk janë aspak optimistë për të ardhmen. Ata paralajmërojnë rritje të kontrabandës për shkak të rritjes së taksave. Sipas të dhënave të doganave volumi i importit të mallrave të akcizës, është shtuar që në Tetor kur nisi të diskutohej rritja e kësaj takse. Tregtarët kanë paraprirë furnizimin me çmime më të lira për tja kaluar efektin e rritjes së taksave konsumatorëve.
          
LEGJISLACIONI
 “Neni 89/1 -Shmangia nga verifikimi dhe nga pagimi i akcizës për duhanin dhe nënproduktet e tij
Pavarësisht nga ndjekja penale për këtë qëllim, shmangia nga verifikimi dhe nga pagimi i akcizës për duhanin dhe nënproduktet e tij dënohet:-Për herën e parë të konstatuar, me gjobë sa 2-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar për këto produkte të akcizës, por, për çdo rast, jo më pak se 1 000 000 (një milion) lekë; - Për herën e dytë të konstatuar, me gjobë sa 3-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar për këto produkte të akcizës, por, për çdo rast, jo më pak se 1 000 000 (një milion) lekë; -Për herën e tretë të konstatuar dhe më pas, me gjobë sa 5-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar për këto produkte të akcizës, por, për çdo rast, jo më pak se 1 000 000 (një milion)  lekë.


Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit