Inspektorati Mbrojtjes së Territorit (IMT) i bashkisë Vlorë ka nisur sot një aksion për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.

Ndërhyrja është shtrirë në disa zona të qytetit si rajoni 3, lagjja 29 nëntori.

Deri tani janë shembur 10 objekte, kryesisht garazhe, kioska apo edhe mure rrethuese që ishin pengesë për hapësirat publike.

Aksioni pritet të vijojë në të gjithë qytetin e Vlorës.