Imunitet i dobët? Doktori rus sjell
teknikën e forcimit për 15 sekonda

Imunitet i dobët? Doktori rus sjell<br />teknikën e forcimit për 15 sekonda
Nëse shpeshherë ftoheni apo sëmureni nga gripi, atëherë duhet patjetër të forconi sistemin imunitar me qëllim që t’i shmangni komplikimet e ardhshme dhe problemet shëndetësore.
 
Sipas doktorit të njohur rus, Dr. Sergei Bubnovkiy, sistemi juaj i imunitar do të përmirësohet dukshëm nëse i vendosni këmbët në ujë të ftohët për 10-15 sekonda çdo ditë.

Ai gjithashtu pohon se kjo metodë do t’ju ndihmojë t’i parandaloni gripin dhe të ftohtin.

Ajo që duhet të bëni është të mbushni një legen me ujë të ftohët dhe të vendosni sa më shumë akuj në të,  pra sa më shumë akuj që vendosni në ujin e ftohët, aq më mirë do të jetë për shëndetin tuaj.

Pastaj, i vendosni këmbët në ujë dhe i mbani aty për 10-15 sekonda dhe këtë teknikë përsëriteni çdo natë para se të flini.
 
Nëse sistemi juaj i imunitetit është i dobët, ai rekomandon ta përsëritni këtë çdo katër orë.
 
Nga një studim i bërë kohët e fundit nga Universiteti i Virgjinias është zbuluar se uji i akullt e stimulon prodhimin e norefineferinës, i cili është hormon vital për forcimin e sistemit të imunitetit. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring