Imuniteti, Abdiu: Kushtetuta
nuk e lejon Referendumin
Berisha dje: E bëjmë që nesë

Imuniteti, Abdiu: Kushtetuta <br />nuk e lejon Referendumin<br />Berisha dje: E bëjmë që nesë
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, në një intervistë të shkurtër për gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur dje se referendumi është i pamundur për t’u zhvilluar nëse nuk vendos 2/3 e deputetëve të Kuvendit për t’i hedhur këto ndryshime për miratim direkt në popull. Duke përmendur nenin 177 të Kushtetutës, Abdiu nuk ngurron të shprehet se gjithçka do të varet sërish nga predispozicioni i opozitës për të miratuar këto ndryshime. Njëherësh ish-kreu i Kushtetueses nuk ka munguar ta cilësojë propozimin e Berishës si një reagim politik për të arritur në këtë propozim ekstrem që ka për qëllim vënien e opozitës nën presion që të votojë ligjin për ndryshimin e imunitetit duke realizuar ndërhyrjen në Kushtetutë. Pasi sipas tij, të dyja partitë e mëdha janë pro kufizimit të imunitetit në Kuvend, çka e bën jo të domosdoshme ndryshimin e Kushtetutës jashtë sallës së Parlamentit shqiptar. Abdiu ka deklaruar se dhe mazhoranca dhe opozita kishin mundësi kompromisi, mjafton që shumica të pranonte miratimin në vjeshtë të ndryshimeve në Kushtetutë, ndërsa pakica të miratonte dje ligjin për imunitetin dhe të merrte garanci për ndërhyrjet tjera në Kushtetutë në vjeshtë.

Intervisten e plote mund ta lexoni ne gazetën Shqiptarja.com, versioni PDF
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!