Imuniteti, arrihet konsensus
PD pranon propozimet e PS

Imuniteti, arrihet konsensus<br />PD pranon propozimet e PS
TIRANE- Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për një draft të përbashkët për heqjen e imunitetit. Relatorët, Pandeli Majko nga PS-ja dhe Edi Paloka nga PD-ja kanë rënë dakort që të pranohet drafti i opozitës për çështjen e heqjes së imunitetit. Gjithashtu është lënë e hapur mundësia për ndryshimet kushtetuese.

“Sot kemi një dokument të pranuar nga pala tjetër e cila mbyll historinë e kapitullit të cështjes së imuniteteve në Shqipëri.” - deklaroi Majko në mbledhjen e grupit PS, duke nënvizuar se debati duhet të vazhdojë me tej me ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi.    

Në një prononcim për mediat pas takimit me bashkërelatorin e PD-se Edi Paloka, deputeti PS-së Pandeli Majko theksoi se është përmbyllur një fazë me rëndësi për ndryshimet kushtetuese, por që debati duhet të vazhdojë.

“Do të vijojmë me hapat e mëtejshëm dhe shpresojmë të kemi vullnet. Nuk vëmë kushte duam të kemi debat publik me PD-në si për nenet për imunitetin. Jemi të gatshëm edhe për ndryshimet e tjera kushtetuese dhe shpresojmë të merremi vesh si dy palë për ndryshimet e tjera. Kushtetuta nuk i përket partive politike, por publikut” nënvizoi Majko pas takimit me Edi Palokën.

Ndërsa deputeti demokrat Edi Paloka është shprehur se mazhoranca ka pranuar 90 përqind të draftit të propozuar nga PS-ja me arsyen e vetme që të arrihet një konsensus për ta votuar më datën 6 gusht.

Relatori i PD-së Edi Paloka deklaroi se mazhoranca ka pranuar 90% te propozimeve të PS-së me qëllim që në 6 gusht të votohet për heqjen e imunitetit.Kemi pranuar 90% te propozimeve te PS për çështjen e imunitetit me qëllim që në 6 gusht ta votojmë këtë draft për të cilin është rënë dakord përfundimisht mbrëmë me Pandeli Majkon dhe shpresoj që PS të respektojë dhe ruajë dinjitetin dhe ta votojë atë në 6 gusht”- deklaroi Paloka.

Ende nuk është e qartë nëse PS do të votojë më 6 gusht ndryshimet në Kushtetutë për heqjen e imunitetit.
Ku ndryshon drafti i PS nga Drafti i PD?
PD ka sjellë një draft ku kërkohet heqja e imunitetit për të treja kategoritë, ndërsa PS kërkon kufizim imuniteti për gjyqtarët, ndërsa paralel me këtë draft PS ka dorëzuar edhe draftin për mënyrën e votimit të gjyqtarëve në Kuvend, që sipas PS duhet të bëhet me 84 vota.
vijon

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë