TIRANE – Kryeministri Sali Berisha ftoi përsëri sot kryesocialistin Rama që të votojë projekt ligjin për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë pasi, siç tha ai, varianti i paraqitur në Kuvend nga mazhoranca është ai që opozita kërkon dhe mbështet që nga vitit 2005.
Nëse kjo nuk ndodh, i vetmi shpjegim që dha Kryeministri është se socialistët “kanë frikë nga vetja e tyre”.
“Pretendimet që lexoj sot në media janë absurde – shtoi ai - Të kërkosh të votohet gjykatësi me 3/5 ndërkohë që Presidenti i Republikës votohet me 50 plus 1 do të thotë të tallesh. Do të thotë të dëgjosh këshillin e miliarderëve”, tha Berisha.
Duke iu drejtuar opozitës, Kryeministri tha se me pretendimet e ngritura ajo ka vetëm një qëllim: “Kërkoni të mbani qeveri, ministra, deputetë me imunitetë” dhe këtë “e bëni për interesat e një grupi të ngushtë”.
Ai uroi “që heqja e imunitetit të mos jetë një çështje për kapital politik nga asnjëra palë por një cështje në interes të qytetarit shqiptar”.
REFORMA ZGJEDHORE
Berisha foli edhe për Reformën Zgjedhore. Në komision janë bërë të gjitha përpjekjet për kompromis, tha ai. “Kemi bërë lëshëme për të cilat nuk kam keqardhje dhe në tërësi tematika duket se shkon drejt zgjidhjes”.
Më pas ai shpjegoi se “është rënë dakort që elektronika të kapë rreth 20% të zgjedhësve” dhe se “sigurisht, komisioni do të përcaktojë të gjitha rregullat në rast se makinera dështon”.
Kryeministri u tregua i kujdsshëm me besimin ndaj teknologjisë. “Po shkoja në Dubrovnik – tregoi ai – dhe hapësira ajrore bavarese u bllokua për 5 orë për shkak të kompjuterit. Sa do besim që kemi te high-tech (teknologjia e lartë, red), më shumë besim do t’i kemi njeriut”.
DY LIGJE KUNDER KORRUPSIONIT
Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD se në kuadër të luftës kundër korrupsionit qeveria do të paraqesë dy ligje: një Kundër konfliktit të interesit dhe një tjetër mbi Deklarimin e pasurive. Këto ligje, shpjegoi ai, janë hartuar nga ekspertë të të shquar dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse.
“Do të bëjmë gjithçka për garantimin e transparencës që do të shtrihet edhe në nivelin e drejtorëve rajonalë. Uroj që këto dy ligje të mbështeten nga opozita dhe jam i sigurtë që me këto ligje lufta kundër korrupsionit dhe përpjekja për transparencën do të njohin nivele të reja”, tha ai.
RROGAT DHE INVESTIMET
Berisha përsëriti edhe një herë qeveria e drejtuar prej tij arrit që të rriste rrogat dhe pensionet pa shtuar nivelin e borxhit, ndërsa “vende të zhvilluara në rajon këtë vit kanë vendosur të ulin me 40% rrogat e pensionet”. “Me këtë rritje Shqipëria lë mbrapa në rrogën mesatare dy vende të BE dhe në trendin që duket do të lërë më shumë se kaq në vitin që vjen”, shtoi ai.
Më pas Kryeministri citoi një raport të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) për investimet e huaja direkte që “shpall se Shqipëria edhe në 2012 mori investime të huaja më shumë se çdo vend i rajonit”. Sipas tij, kjo ka ardhur si rezultat i “mjedisit të favorshëm të krijuar” dhe një “barre burokratike gjithnjë në zvogëlim”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com