Imuniteti, Berisha: Referendumi
do të bëhet, të përcaktohet koha

Imuniteti, Berisha: Referendumi <br />do të bëhet, të përcaktohet koha
TIRANE - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë tha sot se ndihet i zhgënjyer nga ecuria e seancës së djeshme në parlament për kufizimin apo heqjen e imunitetit, ndërsa shtoi se “Rama mori përsipër një përgjegjësi të paimagjinueshme, të bllokojë për të tretën herë statusin e vendit kandidat për në BE”.

Kryeministri u shpreh se nuk donte që dje të bëhej një debat i ashpër politik, përkundrazi “të votohej”.

“Mbrojtja patologjike që i bëri dje grupi i PS murit të korrupsionit, do shkruhet me gërma të zeza në muret e historisë së parlamentit shqiptar dhe do ti nxijë”, tha Berisha.

Rruga e vetme, sipas Kryeministrit, mbetet referendumi popullor, ndërsa tha se koha e zhvillimit të tij do përcaktohet nga institucionet përkatëse, Gjykata Kushtetuese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione të tjera. “Ti drejtohemi shqiptarëve në një referendum popullor, pavarësisht nga disa vështirësi të padiskutueshme referendumi do bëhet në respekt të plotë të kushtetutës, asgjë nuk mund të pengojë të dëgjohet zëri i shqiptarëve”, tha gjatë mbledhjes Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri tha: “Megjithëse vetë shtypi i opozitës njoftoi se 94 % e qytetarëve ishin për heqjen e imunitetit, megjithëse socialistët në seancën e parlamentit, marrëveshjen e nëntorit e në të gjitha rastet kishin mbështetur heqjen e imunitetit si një kërkesë kryesore për statusin e vendit kandidat, Rama dhe klubi i miliarderëve, nuk pranuan dje që të votonin atë projekt ligj të përgatitur në çdo nen me konsensus të plotë dhe me propozimet e PS-së”.

BERISHA: BIZNESMEN NE PARLAMENT? OK! HIQNI IMUNITETIN
Nga ana tjetër Kryeministri shprehu respekt ndaj prezencës së biznesmenëve në Parlament që pasurohen në mënyrë të ligjshme, “por nuk mundem që një grup miliarderësh të PS-së të shkelmojë mbi vullnetin e qytetarëve për t’i parë ata të barabartë përballë imunitetit”.

“Është shumë e nevojshme të ketë parlamenti biznesmenë, po keni dëgjuar ndonjëherë ju Fidelin të zhvillojë fjalën “klimë biznesi” e t’i thotë kryetarit të tij mos sulmo kështu çdo ditë bizneset e huaja? Asnjë rast të vetëm! Po kupolën e miliarderëve e keni dëgjuar ndonjëherë të flasë e të thotë qoftë edhe që qeveria po tregohet klienteliste? Kurrë!”, tha Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha tha se “6 gushti do mbetet në histori si një datë në të cilët kryetari i PS dhe një grup miliarderësh nuk lejoi grupin parlamentar të votoi për të shembur murin e korrupsionit të zyrtarëve që rëndon mbi shpatullat e të papunëve”.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!