Imuniteti, Majko:Të luftojmë
korrupsionin?Qeveria gënjen veten

Imuniteti, Majko:Të luftojmë <br />korrupsionin?Qeveria gënjen veten
TIRANE – Deputeti socialist, Pandeli Majko, reagoi në profilin e tij në Facebook menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila i bëri thirrje Ramës, që të votojë heqjen e imunitetit me 6 gusht.

“Në Shqipëri, qeveria i bën thirrje opozitës që të heqin “imunitetin” për të luftuar korrupsionin”, thotë Majko, teksa vijon duke ngritur një pyetje e cila në thelb bie mbi vetë Kryeministrin “Korrupsionin e KUJT!?”, lexohet në profilin e socialistit.

Reagimit të tij, Pandeli Majko i ka bashkangjitur edhe një foto, në të cilin shkruhet në anglisht “The lies we tell ourselves is the opiate of our existence!”.

Mbishkrim i cili në shqip (brenda kontekstit) do të përkthehej “Gënjeshtrat që ne i themi vetes sonë janë drogë për ekzistencën tonë”. Kështu është drejtuar Majko ndaj Partisë Demokratike, ndërkohë që reagimin e tij e ka bërë publik edhe në faqen zyrtare në Twitter të kreut të Ps, Rama.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit