Imuniteti, mbaron “paqja” PD-PS
Socialistët bllokojnë votën e 6 gushtit

Imuniteti, mbaron “paqja” PD-PS <br />Socialistët bllokojnë votën e 6 gushtit
TIRANE - Ka zgjatur pak orë “paqja” mes mazhorancës e opozitës e sigluar me konsensusin e arritur paraditen e sotme në lidhje me draftin e heqjes së imuniteteve. Pasi PD pranoi variantin e PS-së, kjo e fundit, gjatë mbledhjes së pasdites të Këshillit të Legjislacionit së bashku me Komisionin e Ligjeve, ka votuar pro draftit të integruar në parim dhe nen, por ka abstenuar gjatë votimit në tërësi.

Kjo është mënyrë që kanë zgjedhur socialistët për të mos shkuar në votim në datën 6 gusht, ndërsa kanë argumentuar vendimin duke u bazuar mbi evitimin e arnimit të Kushtetutës.

Gjatë seancës së pasdites nuk kanë munguar as debatet mes Pandeli Majkos dhe Kastriot Islamit. Majko ka këmbëngur se drafti nuk do të votohet nëse nuk do të përfshihen të gjitha ndryshimet. Kushtetuta nuk është dollap sheqeri që të hapet sa herë të duan forcat politike, tha ai.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e Islamit, i cili, duke iu drejtuar Majkos, tha: “Nëse ju nuk do ta votomi tani, në shtator, apo tetor, nëse nuk do ju miratohet drafti i dytë, do të mbani peng edhe heqjen e imunitetit. Ne nuk jemi në kushtet si u ndryshua Kushtetuta e ’98, ndaj mendoj të votojmë këtë në 6 gusht, dhe pastaj të bëjmë ndryshime të tjera”.

MARREVESHJA E PARADITES
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste ranë dakord për një draft të përbashkët për heqjen e imunitetit. Relatorët, Pandeli Majko nga PS-ja dhe Edi Paloka nga PD-ja arritën një marrëveshje që të pranohet drafti i opozitës për çështjen e heqjes së imunitetit. Gjithashtu, u la e hapur mundësia për ndryshimet kushtetuese.

“Sot kemi një dokument të pranuar nga pala tjetër e cila mbyll historinë e kapitullit të cështjes së imuniteteve në Shqipëri” - deklaroi Majko në mbledhjen e grupit PS, duke nënvizuar se debati duhet të vazhdojë me tej me ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me reformën në Drejtësi.

Ndërsa deputeti demokrat Edi Paloka është shprehur se mazhoranca ka pranuar 90 përqind të draftit të propozuar nga PS-ja me arsyen e vetme që të arrihet një konsensus për ta votuar më datën 6 gusht.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë