Imuniteti, Meta: OK drafti i PD
Koha mjafton deri më 6 gusht

Imuniteti, Meta: OK drafti i PD <br />Koha mjafton deri më 6 gusht
TIRANE - Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se drafti i paraqitur në Kuvend nga forca e tij politike për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë konverton me draftin e paraqitur nga Partia Demokratike. “Për ne çështja kryesore është zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje brenda datës 6 gusht”, tha Meta.

Meta nënvizoi se koha në dispozicion është mëse e mjaftueshme. “LSI apelon për të përdorur të gjithë kohën, që nuk është e pakët, deri më 6 gusht për të dhënë një zgjidhje përfundimtare, politike dhe morale”, tha Meta.

“Të gjithë aktorët janë të përgatitur për këtë çështje pasi është debatuar disa herë. Tani është momenti final i konkretizimit dhe koha kur do të realizohet është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Ndaj të gjitha pretendimet për rrugën, për konsultimet me grupet e interesit janë të gjitha të arsyeshme por duhet të ketë edhe një objektiv kohor. Ndaj mendoj se janë të mjaftueshme këto javë që kanë mbetur për t’u dhënë përgjigje të gjitha pretendimeve që palët të votojnë me konsensus ndryshimet që priten”, tha Meta përpara gazetarëve.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë