Imuniteti, Ministria e Drejtësisë:
Ndryshimet nga rekomandimet e BE

Imuniteti, Ministria e Drejtësisë: <br />Ndryshimet nga rekomandimet e BE
TIRANE - Sipas ministrisë së Drejtësisë ndryshimet kushtetuese për imunitetin janë bazuar në rekomandimet e propozuara nga ekspertët e Bashkimit Europian.

Në një deklaratë për shtyp, këshilltari për çështjet e legjislacionit pranë kësaj ministrie, Gazmend Bardhi, theksoi se amendamentet e paraqitura nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese janë rekomandime të propozuara edhe nga misioni Euralius.

“Ministria e Drejtësisë informon qytetarët se i gjithë teksti integral është përgatitur i bazuar në rekomandimet e BE-së. Teksti i amendamenteve të propozuara për ndryshimet kushtetuese është nga misionin Euralius ndërsa teksti për heqjen e imunitetin për zyrtarët e lartë nga projekti PACA e Këshillit të Europës”, thuhet në deklaratë.

Disa ditë më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar nismën ligjore për ndryshimin Kushtetutës së Republikës për çështjen e imuniteteve, dhe nenet respektive që kanë të bëjnë më to.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë