Imuniteti, ndryshimet në Kushtetutë
shtyjnë pushimet e deputetëve

Imuniteti, ndryshimet në Kushtetutë <br />shtyjnë pushimet e deputetëve
TIRANE - Edhe pse sesioni parlamentar mbyllet me 26 korrik, deputetët e Kuvendit do të mblidhen në seancë më 6 Gusht për të shqyrtuar nismën e deputetëve të mazhorancës për ndryshimet kushtetuese për imunitetin e zyrtarëve të lartë.

Kuvendi sqaron se, sipas rregullores së këtij institucioni, trupa që shqyrton amendamentet kushtetuese përbehet nga Këshilli i Legjislacionit dhe komisioni për çështjet ligjore nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit. Ndaj nevojitet mbledhja e këtij këshilli që sërish sipas Rregullores parashikohet jo më herët se dy javë nga depozitimi nismës.

Nisma e deputetëve të mazhorancës i është përcjellë Kuvendit më 6 korrik dhe për këtë arsye konferenca e kryetarëve ka caktuar datat 20-21 korrik 2012, si data për shqyrtimin e nismës dhe zhvillimin e dëgjesave me ekspertë konstitucionalistë.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë