TIRANE- Kreu i Grupit Nismëtar të Partisë Fryma e Re Demokratike Gazmend Oketa e cilëson lojë të pamoralshme mes PS dhe PD seancën e djeshme parlamentare ku u diskutuan ndryshimet kushtetuese për kufizimin e imunitetit. Ai vendosi një paralelizëm dhe me miratimin e kodit zgjedhor kur këto dy forca shkelën parimin e barazisë së votës.

“Qytetarët shqiptarë për afro 8 orë ndoqën në shfaqje tjetër të shëmtuar në Kuvendin e Shqipërisë. Panë një lojë tjetër midis dy forcave të vjetra politike, PD e PS, të cilat bënë një debat pa asnjë lloj rezultati, çuan seancën në një shoë tjetër të radhës, ku vetëm jo më larg se dy javë më parë këto dy forca gjetën konsensusin për të votuar Kodin Zgjedhur duke shkelur parimin e barazisë së votës.”

Në një prononcim për median nga zyrat e FRD-së Oketa vlerësoi se nisma për një referendum popullor është diçka pozitive por deklarata e djeshme e Berishës ishte për të kaluar seancën.

“Është mirë të bëhen 2 referendume, dhe ai për imunitetet, dhe ai për plehrat”, u shpreh Oketa duke shtuar se FRD është pro kufizimit të imunitetit.
(sg/shqiptarja.com)