Imuniteti,PD:Atë që s’e merr dot
me votë, Rama e do me pazare

Imuniteti,PD:Atë që s’e merr dot <br />me votë, Rama e do me pazare
TIRANE - Një ditë para seancës së jashtëzakonshme parlamentare në të cilën mazhoranca do përpiqet të aprovojë heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, Partia Demokratike i bëri edhe një herë thirrje liderit socialist Rama që të mos e bllokojë këtë proces e të lejojë që 6 gushti të kthehet “në një ditë të bardhë për çdo shqiptar” duke “shembur me votën tonë murin e zi të korrupsionit që nuk lejon Shqipërinë të marrë statusin e vendit kandidat”.

Përmes një komunikate të lexuar në selinë blu nga zëdhënësja Silvi Bardhi, PD paralajmëroi Ramën se nëse nuk voton heqjen e imunitetit do të jetë përgjegjës për bllokimin “për të tretin vit” për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Sipas PD, në këtë mënyrë Rama tregon që se “kërkon ta marrë me pazare shtetin për interesa të ngushta të këshillit të miliarderëve të Partisë Socialiste.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Nesër sytë e mbarë shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që jetojnë janë të ngulur në sallën e Parlamentit të vendit si kurrë më parë. Ata me padurim presin që nesër deputetët e Kuvendit që mblidhen për një votim historik për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët të votojnë me konsensus për heqjen e imunitetit, shembjen e murit të korrupsionit dhe hapjen e dyerve për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për vend antar në Bashkimin Evropian.

Partia Demokratike fton sërish kryetarin e Partisë Socialiste z.Edi Rama të mos bllokojë nesër heqjen e imunitetit dhe procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, por të lejojë grupin e tij që të votojë ligjin e miratuar me konsensus të plotë të perfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për heqjen e imunitetit, si një interes jetik i çdo qytetari shqiptar.

Partia Demokratike fton z. Rama të shndërrojmë datën 6 Gusht në një ditë të bardhë për çdo shqiptar duke hequr imunitetin dhe shembur me votën tonë murin e zi të korrupsionit që nuk lejon Shqipërinë të marrë statusin e vendit kandidat.

Partia Demokratike fton kryetarin e Partisë Socialiste të mos bllokojë nesër heqjen e imunitetit për zyrtarët e vendit duke bllokuar kështu statusin e vendit kandidat, por të lejojë deputetët e Partisë Socialiste që me voten e tyre të shndërrojne 6 Gushtin në një fitore të vërtetë për të gjithë shqiptarët, përfaqësuesit dhe forcat e tyre politike.

Qytetarët shqiptare që presin me padurim të shohin ëndrrën e tyre europiane, të bëhet çdo ditë më e vertetë, presin nga ligjvënësit e tyre të ngrihen nesër në lartësinë e përgjegjësive të tyre dhe të mos bllokojnë statusin e vendit kandidat për Shqiperinë, por të votojnë për barazinë para ligjit me zgjedhësit dhe qytetarët e tyre.

Ata me të drejtë presin që nesër të zgjedhurit e tyre të faktojnë para qytetarëve se ata me vullnetin e tyre do të votojnë heqjen e imunitetit, rrëzimin e murit të tij në mënyra që pas datës 6 Gusht askush të mos mund të perdorë imunitetin si mburojë për pasurimin të paligjshem duke fshehur taksat dhe tatimet apo duke u majmur me rryshfete apo trafiqe kriminale.

Duke bllokuar nesër heqjen e imunitetit, z. Rama ju thotë qytetarëve shqiptare se Ai do të bllokojë për të tretin vit marrjen e statusit të vendit kandidat duke besuar se keshtu Ai dëmton qeverinë në të vertetë Ai para së gjithash shkelmon ëndrrën europiane të të gjithë shqitarëve.
Duke kërkuar në shkëmbim të votes së tij për heqjen e imunitetit përmbysjen e kushtetutës demokratike me kushtetutën e sundimit të pakicës z. Rama dëshmon se atë që ai nuk merr dot me vota kërkon ta marrë me pazare shtetin për interesa të ngushta të këshillit të milardierëve të Partisë Socialiste.

Duke ftuar dhe njëherë z.Rama të mos bllokojë nesër heqjen e imunitetit, Partia Demokratike garanton shqiptaret se asgjë nuk do të pengojë verdiktin e tyre për rrëzimin e murit të korrupsionit me votën e tyre të lirë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi