Imuniteti, PD: Rama mbron
ata që në PS grabisin shqiptarët

Imuniteti, PD: Rama mbron <br />ata që në PS grabisin shqiptarët
TIRANE - Edi Rama nuk pranon heqjen e imunitetit pasi është mburoja e “klubi i miliarderëve të Partisë Socialiste dhe zyrtarët e tjerë përdorin për të grabitur çdo ditë pasuritë e qytetarëve shqiptarë, pa iu hyrë ferra në këmbë”. Akuza e rëndë vjen nga Partia Demokratike përmes një komunikate për shtyp të lexuar nga zëdhënësja Silvi Bardhi.

Sipas PD, me këtë vendim, Rama u thotë qytetarëve të papunë se për të ka rëndësi të mbrojë “pasurimin e paligjshëm, me pallate pa leje në bashkitë e tij, larja e parave të trafiqeve kriminale, fshehjes së taksave dhe kontrabanda në dogana nga klubi i miliarderëve në krye të Partisë Socialiste të cilët janë gati të dorëzojnë çdo gjë tjetër por jo imunitetin që e kanë cituar e blerë me milliona Euro”.

PD hodhi poshtë pretendimin e opozitës se votimi me datë 6 gusht është vendosur nga mazhoranca. “Ky është një trillim që u hodh poshtë nga vetë deputetët socialistë”, tha zëdhënësja. “Partia Demokratike informon shqiptarët se më dt.12 Korrik është miratuar pa asnjë kundërshtim nga deputetët e Partisë Socialiste që amandamentet kushtetuese për heqjen e imunitetit të votohen si ç'përcakton Rregullorja me dt 6 Gusht”.

PD i bëri edhe një herë thirrje kryesocialistit që “të ngihet mbi interesat personale të klubit të miliarderëve në krye të partisë së tij dhe të lejojë grupin e tij parlamentar të votojë me datë 6 gusht në interesin më jetik të të gjithë qytetarëve shqiptarë, heqjen apo kufizimin e imunitetit dhe rrëzimin e murit të nxirë të korrupsionit”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi