Imuniteti, PD: Rama të votojë
në 6 gusht si e majta sllovake

Imuniteti, PD: Rama të votojë <br />në 6 gusht si e majta sllovake
TIRANE - Partia Demokratike kërkoi sot që kreu i Partisë Socialiste, Rama, të votojë heqjen e imuniteteve në 6 gusht dhe të mos bllokojë procesin e integrimit të vendit, ndërsa i bëri thirrje që të lejojë deputetët e kësaj partie të votojnë në kohë “për të shembur murin e korrupsionit”.

Sipas PD-së, “procesi i Integrimit Evropian i Shqipërisë mbahet peng nga një klub miliarderësh që për trafiqet e tyre kriminale, kontrabandën, tokat e pushtuara, pallatet pa leje, nuk pranojnë kurrë të heqin dorë nga muri mbrojtës i imunitetit”.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi, tha ndaj kryesocialistit Rama që “të ndjekë shembullin e së majtës sllovake”, e cila dje votoi heqjen e imunitetit, “dhe të votojë më datën 6 Gusht, me konsensus, projektligjin për heqjen e imunitetit në të cilin janë marrë parasysh dhe janë përfshirë të gjitha kërkesat dhe propozimet e përfaqësuesve të Partisë Socialiste”.

Partia Demokratike i bëri thirrje Ramës që “të ngrihet mbi interesat e paligjshme të një grupi të vogël miliarderësh në krye të Partisë Socialiste”, si dhe tu japë qytetarëve atë që ata presin, barazinë.

“Ata nuk duan që qeveritarët, deputetët, gjykatësit, zyrtarët e tyre të lartë të mbrohen nga imuniteti për vepra penale për të cilat qytetarët e thjeshtë, fëmijët e tyre, përballen çdo ditë me ligjin dhe ndëshkimin ligjor”, njoftohet nëpërmjet deklaratës për shtyp të PD-së.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit