TIRANE - Partia Demokratike reagoi sot në lidhje me deklaratën e djeshme të Edi Ramës ndaj kreut të Grupit Parlamentar të Partive Popullore Evropiane, Luca Volonte, duke e quajtur atë si një “një sulm absurd dhe të papërmbajtur ndaj mikut të shquar të Shqipërisë”.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha se sulmi i Ramës ishte vulgar, ndërkohë që Volonte “vetëm sa i bëri thirrje të mos bllokojë heqjen e imunitetit më 6 gusht”.
Sipas saj, vetë Rama ka kërkuar ndryshimet kushtetuese e tashmë që PD-ja e pranoi këtë kusht, “ishte vet ai, që nuk pranonte shembjen e murit të korrupsionit duke e renditur veten kështu si Kryetari i vetëm i opozitës në botë, që mbron mazhorancën me imunitet, sikur të ishte vegël dhe jo kundërshtar sovran i saj”, ndërsa, shton Mëhilli, Volonte vetëm sa ia rikujtoi këtë fakt.
“Me sulmin e tij absurd ndaj z. Volonte, vetëm se ai i kërkoi z. Rama të pranojë barazinë para ligjit të zyrtarëve të vendit me qytetarët e thjeshtë, ai dëshmon se për atë dhe Partinë Socialiste kryesore është pasurimi i paligjshëm i Fidelëve të Partisë dhe mbushja e arkës së Partisë Socialiste dhe jo rritja e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për 560 mijë pensionistë dhe e 100 mijë familjeve në ndihmë ekonomike” u tha sot në deklaratën e PD.
Sipas zëdhënëses Mëhilli, Rama duhet të heqë dorë nga sulmet ndaj personaliteteve evropiane, ndërsa i bëri sërish thirrje që “të lejojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, të votojë me datë 6 gusht për heqjen e imunitetit, rrëzimin e murit të korrupsionit dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë”.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com