Imuniteti, PS: Berisha reflekto
mos kthe 6 gushtin në fatkeqësi

Imuniteti, PS: Berisha reflekto<br />mos kthe 6 gushtin në fatkeqësi
TIRANE- Partia Socialiste përsërit edhe më fort apelin drejtuar kryeministrit Berisha për të reflektuar dhe për të mos miratuar më 6 gusht heqjen apo kufizimin e imunitetit pa bërë më parë ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga opozita.

Në emër të PS-së i kërkojmë Sali Berishës nëse do që vendi ynë të integrohet sa më shpejt, ai duhet të reflektohet dhe datën 6 gusht të mos e kthejë në një ditë fatkeqësie për vendin tonë”. Është reagimi i sotëm i PS-së nëpërmjet një prononcimi për shtyp nga Blendi Klosi, sekretar organizativ i kësaj partie.

“Ajo çka ne kërkojmë- shtoi më tej Klosi- është përmbushja e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian një prej tyre një sistem drejtësie të pavarur... Pikërisht këtë kërkon edhe Partia Socialiste:Krahas ndryshimit të Kushtetutës për të kufizuar imunitetin, të diskutojmë edhe për ato ndryshime që sigurojnë pavarësinë e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe çrrënjosjen e kulturës se pandëshkueshmërisë.”
Klosi përsëriti qëndrimin se PS nuk është kundër heqjes së imunitetit, por është përmbushja e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian, një prej tyre ndërtimi i një sistemi drejtësie të pavarur.
“Pikërisht këtë kërkon edhe Partia Socialiste:Krahas ndryshimit të Kushtetutës për të kufizuar imunitetin, të diskutojmë edhe për ato ndryshime që sigurojnë pavarësinë e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe çrrënjosjen e kulturës se pandëshkueshmërisë.”

Seanca e jashtëzakonshme për heqjen ose kufizimin e imunitetit është parashikuar për tu zhvilluar më 6 gusht, të hënën. PS bën thirrje që përveç heqjes së imunitetit të bëhen dhe debate për ndryshimet e tjera në Kushtetutë që reformojnë sistemin e drejtësisë. Nga ana e saj PD akuzon PS se qëllimisht po pengon heqjen e imunitetit i cili shemb murin e korrupsionit pasi do të mbrojë miliarderët e saj.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!