TIRANE - “Çfarë neverie përsëri sot propaganda e Saliut për imunitetin”.
Ka qenë ky reagimi i Kryesocialisti Rama, në faqen e tij zyrtare në Twitter, menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike, ndërsa ka shtuar se Berisha “kërkon konsensusin e opozitës duke përgojuar deputetët tanë e tallur shqiptarët”.

Në lidhje me qëndrin e Partisë Socialiste për çështjen e imunitetit, Rama u shpreh se “jemi Pro”, por ka theksuar që gjithashtu “të diskutohen të gjitha ndryshimet që kemi propozuar mbi një vizion reformues!”, lexohet në statusin e tij në Twitter.

Reagimi i Ramës erdhi menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike, në të cilën Berisha i bëri thirrje që të pranojë të votojë me 6 gusht heqjen apo sipas rastit, kufizimin e imunitetit, ndërsa e akuzoi se po kërkon të bëjë pazar për vendosjen në Shqipëri të Kushtetutës së pakicës bllokues.

"Rama deklaroi se nuk do të pranojë heqjen e imunitetit për zyrtarët duke kërkuar si pazar të tyre vendosjen në Shqipëri të kushtetutës së pakicës bllokuese apo kushtetutës së sundimit të pakicës. Ai e ilustroi këtë me procesin e zhvilluar në zyrat e tij për postin e Avokatit të Popullit të cilin për pazare, e la bosh për dy vite me radhë”, lexohet në deklaratën për shtyp të Kryeministrit.

(gm/shqiptarja.com)