Imuniteti, Rama: S'e ka fajin
opozita për dështimet e Berishës

Imuniteti, Rama: S'e ka fajin <br />opozita për dështimet e Berishës
TIRANE – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka pasuar reagimin e deputetit socialist Majko, në lidhje me deklaratën e sotme të PD-së, duke thënë se Ps ka bërë gjithçka duhet për integrimin, por se “korrupsioni, krimi, lëmshi me pronat, rrënimi i administratës, janë dështimet e qeverisë”.

Nëpërmjet profilit të tij në Twitter, kryesocialisti Rama ka ironizuar fjalët e Kryeministrit “opozita më pengon të luftoj korrupsionin, të rris punësimin, të ul varfërinë, s'kam ç'bëj fajin e ka opozita unë jam thjesht kryeministër!”.

Kryeministri, me anë të një deklarate për shtyp i bëri thirrje Ramës që të marrë shembullin e të majtës sllovake, e cila vetëm një ditë më parë votoi heqjen e imunitetit. Në lidhje me këtë fakt Edi Rama tha se “dakord jemi, e nisim me heqjen e taksës së sheshtë!”, pasi sipas tij “kjo ishte e para gjë e tyre sa fituan”.

Në lidhje me akuzat që Kryeministri hodhi sot mbi Ramën se po i bën shqiptarët pesimistë në lidhje me integrimin e luftimin e korrupsionit, kryesocialisti tha “Ah, po rritet dëshpërimi e pesimizmi në Shqipëri pohon Saliu! E fajin e paska opozita që KM s'di të qeverisë po vetëm të grabisë e rrënojë!”, lexohet në profilin zyrtar në Twitter të Edi Ramës.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë

Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë