Edi Rama shkruan në Twitter se “sa më shumë Saliu flet për imunitetin aq më shumë mendoj se duhet të jesh vërtet shumë budalla për të besuar se thotë të vërtetën”.
Sipas kryesocialistit, hyrja në Bashkimin Evropian nuk pengohet prej imunitetit por nga “qeverisja që nuk përmbush dot kriteret, nga institucionet e kapura si dhe nga mungesa e shtetit ligjor”.
Në lidhje me akuzat e Kryeministrit Berisha se opozita po bllokon integrimin, Rama shkruan në Twitter se ”qeveria fajëson në kor opozitën për të justifikuar dështimin e vet me integrimin”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)