TIRANE- Deri më 6 gusht ka kohë të mjaftueshme për diskutuar mbi heqjen e imunitetit. Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i është përgjigjur kështu shqetësimit të kryesocialistit Rama për të mos u nxituar mbi këtë temë me qëllim evitimin e arnimit të tepërt të Kushtetutës.
Vetëm pak ditë më parë Rama e kishte bërë të qartë se nuk donte të përsëriste gabimin e vitit 2008 kur firmosi një marrëveshje me Kryeministrin Berisha për ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Por Arvizu sot pas takimit me Ramën në selinë rozë u tregua i qartë: “Vota është me datë 6, me kohën shqiptare është një kohë e përjetshme, ka kohë mjaftueshëm për diskutime”. “Ashtu siç ndodh me çdo pjesë legjislacioni, nuk duhet të lëmë të përsosurën të jetë armike e së mirës”, shtoi Arvizu, i cili shprehu besimin se ajo mes palëve “do të jetë një punë e mirë”.
Nga ana e tij, Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, përsëriti atë që kishte thënë edhe në një intervistë pak ditë më parë në studion e TV A1Report. “Me lejoni ta them troç: nuk po u kërkojmë politikanëve të pëlqehen, por të punojnë bashkë për Shqipërinë”. Sipas tij, heqja e imunitetit është një çështje me “rëndësi kritike” për vendin.
Ai theksoi se “marrëveshja mbi Kodin Zgjedhor ishte një hap i mirë përpara që shpresojmë të ndiqet nga imuniteti dhe Rregullorja e Parlamentit”, dy tema të tjera që i i cilësoi “po aq të rëndësishme” për integrimin e vendit.
Ndërsa ambasadori i
OSBE-së Wollfarth nënvizoi se ndëshkueshmëria dhe “të qenurit i nënshtruar ndaj Kushtetutës dhe ligjit është shumë e rëndësishme”. Por gjithashtu, sipas, edhe çështja e imuniteteve “është shumë e rëndësishme për funksionimin e shtetit në vetvete dhe për këtë diskutime të rëndësishme do të zhvillohen”.
Wollfart i bëri thirrje klasës politike shqiptare që të shfrytëzojë në maksimum kohën që i ka mbetur. “Shfrytëzimi sa më i mirë i kohës, ky është emri i lojës që shtrihet përpara”, theksoi ambasadori i OSBE-së.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.7%
-
Jo
13.3%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15