Imunitetit, Topalli: 6 gushti
s'duhet me fjalë po me votë

Imunitetit, Topalli: 6 gushti <br />s'duhet me fjalë po me votë
TIRANE – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një konferencë të përbashkët me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve të Jordanisë, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa të dyja palët thanë se marrëdhëniet do të jenë në një stad tjetër në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Topalli, foli edhe për heqjen e imunitetit. E pyetur nga gazetarët si do të konkretizohet procesi nëse votohet në 6 gusht, tha se fillimisht do të zhvillohet seanca plenare e diskutimit dhe votimit për ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit, dhe më tej do të vijojë procesi i zbatueshmërisë në sajë të gjitha procedurave ligjore.

Kryetarja e Kuvendit, Topalli u shpreh se 6 gushti është vendimtar dhe se “nuk është momenti për ta zgjatur por është momenti për të votuar për diskutimet që kanë nisur para 9 vitesh”.

“6 gushti s’duhet me fjalë po me votë”, përfundoi fjalën e saj z.Topalli.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit