Imunizimi i popullsisë, të gjithë mbi 50-vjeçarët në Britani marrin një dozë të vaksinës anti-COVID

Imunizimi i popullsisë, të gjithë mbi 50-vjeçarët në Britani marrin një dozë të vaksinës anti-COVID

Mbretëria e Bashkuar u ka dhënë të gjithë personave mbi 50 vjeç dhe grupeve me rrezik të lartë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, bëri të ditur Qeveria britanike. Duke përmbushur qëllimin e tyre për t’iu dhënë dozën e parë nëntë grupeve me prioritet, deri më 15 prill.

“Ky është një tjetër moment i jashtëzakonshëm historik në programin tonë të vaksinimit”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

Qeveria deklaroi se është në rrugën e duhur për t’iu ofruar dozën e parë të gjithë të rriturve deri në fund të korrikut.

Mbi 32 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë tashmë dozën e parë, ndërsa mbi 7.6 milionë kanë marrë dy doza, që do të thotë se janë vaksinuar plotësisht. Mbretëria e Bashkuar ka qenë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit në dhjetor të vitit të kaluar, me vaksinën Pfizer/BioNTech. Në vend po përdoret gjithashtu vaksina e AstraZeneca dhe Moderna është miratuar. Të tre vaksinat duhet të jepen në dy doza për të qenë sa më efektive.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i goditur nga koronavirusi në Evropë.  Ajo ka regjistruar numrin më të madh të viktimave në kontinent mbi 127,000 dhe mbi 4.3 milionë njerëz janë infektuar që nga fillimi I pandemisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi