Imunologu, fitues i Çmimit Nobel në mjekësi: Nuk do ketë valë të dytë Covid

Imunologu, fitues i Çmimit Nobel në mjekësi: Nuk do ketë valë të dytë Covid

Bruce Beutler, fitues në vitin 2011 i Çmimit Nobel për Mjekësinë është shprehur se nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit.

Në një intervistë për AdnKronos Salute, një agjenci shtypi multichannel për informacion dhe komunikim me qendër në Romë tha se "Në shumicën e vendeve europiane dhe Shtetet e Bashkuara, duket se shkalla e rasteve të reja dhe shkalla e vdekshmërisë janë gradualisht duke u zvogëluar, edhe pse njerëzit i janë kanë filluar të dalin nga izolimi, i janë rikthyer aktiviteteve të prodhimit e tregtisë dhe po bashkëveprojnë më shumë me njëri tjetrin dhe theksoi se "Së bashku me bllokimet, ndryshimet në sjellje, të tilla si distanca sociale dhe përdorimi i maskave, duket se kanë pasur efekte mbrojtëse".

Ai tha gjithashtu se tani "Popullsia nuk është aq e ndjeshme sa në fillim të pandemisë, kur asnjë nga këto masa mbrojtëse nuk ishte marrë ende dhe pavarësisht se aktualisht vetëm një përqindje e vogël e popullsisë është infektuar. Të gjitha këto çojnë në përfundimin se nuk do të ketë valë të dytë"- tha Beutler aktualisht drejtor i Qendrës për Gjenetikën dhe Sistemin Imunitar në Qendrën Mjekësore Universitare në Dallas të SHBA. Ai u bë mjaftë i njihur në arenën ndërkombëtare falë punës së shkencore mbi qelizat dendritike, studim i cili ndihmoi në zbulimin e disa prej sekreteve më të rëndësishme të mënyrës sesi trupi ynë mbron veten nga sulmet e jashtme përmes sistemit imunitar.

Sipas tij megjithatë, "të gjitha masat themelore të parandalimit që kemi zbatuar nuk do të jenë të mjaftueshme për të eliminuar plotësisht koronavirusin, dhe jeta e përditshme për të gjithë do të mbetet akoma e pakëndshme krahasuar me atë para Covid dhe se ka shumë të ngjarë që vetëm vaksina efektive do jetë në gjendje ta shuaj plotësisht pandeminë

I pyetur se cila do të jetë koha e mbërritjes së vaksinës, imunologu tha se "Ndoshta vitin e ardhshëm," megjithëse nuk mund të ketë siguri në lidhje me efektivitetin afatgjatë të saj apo sasinë që do të jetë në dispozicion.

Persa i përket çështjes asimptomatikëve, Beutler është i bindur që ata janë në gjendje të infektojnë edhe pse "një person asimptomatik është ndoshta më pak infektiv sesa një person simptomatik".

Nobelisti në mjekësi tha gjithashtu se " Te njerëzit e prekur rëndë dhe që i kanë mbijetuar infeksionit Covid, dëmtimi i mushkërive mund të jetë i përhershëm dhe pa mundësi riaftësimi".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive