Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, mbi 800 të rinj u bashkuan në një aksion të madh pastrimi në Velipojë, duke treguar se ndryshimi nis nga secili prej nesh.
Pas punës së Bashkisë Shkodër dhe ndërmarrjeve të shërbimeve publike, energjia e këtyre të rinjve i dha aksionit një dimension krejt tjetër: jo thjesht pastrim, por vetëdije, model dhe frymë komunitare.
'Sot rinia shkodranve është organizuar si asnjëherë më parë për të çuar para një iniciativë për pastrimin e plazhit të Velipojës. Edhe pse koha është me shi as kjo nuk na ndalon. Ky është një shembull i mirë që duhet të ndiqet në të gjithë vendin', tha një i ri.
'Ne iu bashkuam kësaj nisme për të pasur një ambient më të pastër pse jo edhe që të jetë gati për turizmin vitin tjetër. Ka shkuar shumë mirë, shumë kanë ardhur me dëshirë dhe shpresojmë që kemi bërë një punë të mirë sot', tha një tjetër.
Ky aksion shënoi një mobilizim të rëndësishëm qytetar në mbrojtje të mjedisit dhe pritet të vijojë me iniciativa të tjera bashkëpunuese mes të rinjve, institucioneve dhe komunitetit lokal.
Komente





