Imunuteti, PD: Jo kushteve të
PS, referendumi do bëhet

Imunuteti, PD: Jo kushteve të<br />PS, referendumi do bëhet
Partia Demokratike i thotë ”Jo” kushteteve të Partisë Socialiste për referendumin për heqjen e imunitetit. Në ditët në vijim kjo parti do të nisë konsultimet me Këshillin Konsultativ të Parlamentit dhe me aleatët e saj për të vendosur se cilën nga rrugët kushtetuese do të përdorë për thirrjen e referendumit popullor, për heqjen e imunitetit, njoftoi sot zëdhënësja e PD-së Silvi Bardhi. 

PD e quajti “kërcënim mjeran dhe qesharak” kërkesën e PS-së që përveç referendumit të imunitetit, qytetarët duheshin pyetur edhe për reformën në drejtësi, kufirin detar me Greqinë dhe importin e Plehrave. "Referendumi do të thirret pavarësisht nga fobia që z.Rama ka nga zëri i qytetarëve shqiptarë”- tha zëdhënësja e PD-së në prononcimin e sotëm për shtyp nga selia blu

“Pas bllokimit nga Partia Socialiste për 10 vjet me rradhë të heqjes së imunitetit, tani do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do të shembin me fuqinë e votes së tyre, murin e imunitetit, murin e korrupsionit dhe do të ç’bllokojnë rrugën e marrjes nga Shqipëria të statusit të vendit antar të Bashkimit Europian. Zoti Rama është i lirë të mbajë cilindo qëndrim ndaj këtij referendumi. Verdikti i sovranit, do të respektohet plotesisht. “- deklaroi më tej zonja Bardhi.

Si një sfidë PD fton Partinë Socialiste të ushtrojë që nesër të drejtën kushtetuese të referendumit për çdo çështje që e gjykon të rëndësishme, por “ajo nuk e ben këtë, sepse ka frikë nga zëri i qytetarëve të thjesht. Dëgjon vetëm zërin e miliarderëve të kupolës së Partisë Socialiste”- mbyll deklaratën e saj PD.

KERKESA E PS
Nëpërmjet deputetit dhe sekretarit ligjor, Fatmir XhafajSocialistët u shprehen dje sërish pro referendumit për heqjen e imunitetit, por shtuan dhe tre elementë të tjerë që mund ta bëjnë më të plotë këtë referendum. Kështu, heqjes së imunitetit
për të cilin socialistët shprehen përsëri nuk është e nevojshme për referendum pasi ata janë dakord ta miratojnë në shtator, i kanë shtuar dhe pyetjen e qytetarëve për reformën në drejtësi, importin e plehrave dhe vendimin për marrëveshjen detare
me fqinjin tonë jugor Greqinë.

NENI 155
Neni 155 i Kushtetetutës së vendit përcakton se: Të drejtën e thirrjes së referendumit në Shqipëri e kanë 50 mijë qytetarë, 1/5 e deputetëve të Parlamentit, Keshilli i Ministrave.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!