27 vite në Shqipëri, Massafra drejt largimit si arqipeshkv i Shkodrës: Dioqeza ecën para me punën e të gjithëve! Papa Françesku pranon dorëheqjen e tij

27 vite në Shqipëri, Massafra drejt largimit si arqipeshkv i Shkodrës: Dioqeza ecën para me punën e të gjithëve! Papa Françesku pranon dorëheqjen e tij

Imzot Angelo Massafra dhe Papa Françesku

Imzot Angelo Massafra është në prag të mbylljes së misionit si arqipeshkëv metropolit i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult. Bëhet me dije se Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e paraqitur për shkak të limitit të moshës që imponon ky pozicion.

Ka qenë Nunci Apostolik në Shqipëri imzot Luigi Bonazzi, ai që ka njoftuar imzot Massafran për pranimin e dorëheqjes, me një shkresë që mban datën 22 shkurt 2024.

“Shkelqësi, Po Ju vë në dijeni se Ati i Shenjtë e ka pranuar dorëheqjen nga qeverisja baritore e Arqidioqezës së Shkodër- Pultit, të paraqitur nga Ju në përputhje me Kanunin 401/1 të Kodit të së Drejtës Kanonike, me formulën ‘nunc pro tunc’. Prandaj, Ju lutet që të vazhdoni ta udhëhiqni selinë e Shkodër- Pult derisa të emërohet Pasuesi Juaj.”

Pranimi i dorëheqjes së tij nga detyra e Arqipeshvit të Dioqezës Shkodër- Pult u njoftua në katedralen "Shën Shtjefni" në Shkodër ku u mbajt koncerti "Stabat Mater”.

“Ju  falënderoj të gjithëve që më doni dhe unë ju dua ju. Jeta ime është për ju për kishën tonë. Në çdo aspekt nuk kursehem”, ka thënë Massafra.

"Duke shfrytëzuar kushtin e dëgjesës pranova këtë detyrë për të qenë Ipeshkv. Dioqeza ecën përpara jo vetëm me punën time është puna e të gjithëve", tha më tej ai.

Imzot Angelo Massafra është shuguruar ipeshkëv nga Papa Gjon Pali i Dytë me 6 janar 1997 në Vatikan dhe ka shërbyer më shumë se 27 vite në Shqipëri. Arbëresh me origjinë, imzot Massafra tashmë është zyrtarisht edhe shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe deri disa javë më parë, ka qenë President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Imzot Massafra ka festuar 75- vjetorin e lindjes ku ne Katedralen e Shkodrës u mbajt një koncert nga ” Nova Chamber Orchestra”.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj