Tiranë, 3 Tetor /ATSH/- Shkëlqësia e Tij, Angelo Massafra, i cili është Arqipeshkev i Shkodrës e Pultit dhe gjithashtu President i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, u zgjodh këtë pasdite Zëvendës President i CCEE, për një periudhë dy-vjeçare (2014-2016).
Ipeshkëvi shqiptar do të zëvëndësojë Shkëlqësinë e Tij Józef Michalik, Arqipeshkëv i Przemysl, i cili kishte hequr dorë nga mandati i tij si Zëvendës President i CCEE, që në muajin mars të këtij viti, menjëhërë sapo kishte arritur në fund të mandatit të tij në cilësinë e Presidentit të Konferencës Episkopale Polake.
Pas zgjedhjes së Imzot. Angelo Massafra, Presidentët e Konferencave Episkopale të Europës, të cilët ishin mbledhur në Romë për Asamblenë e tyre plenare, falenderuan Zv/Presidentin e sapo zgjedhur për gadishmërinë e tij për t'i shërbyer Kishës në Europë./s.gj/./a.g/
/Shqiptarja.com