Imzot George Frendo shpjegon
simbolet e Krishtlindjeve në “Rreze Dielli”
Atmosfera festive e Krishtlindjeve e nisur në emisionin e sotëm të “Rreze Dielli” nuk kishte si të mos bënte pjesë të saj edhe përshkrimin e simboleve më kryesore të kësaj feste. Ka qenë imzot George Frendo, i cili ka shpjeguar me dashamirësi për teleshikuesit e emisionit domethënien e ditës së Krishtlindjeve.
Atmosfera festive e Krishtlindjeve e nisur në emisionin e sotëm të “Rreze Dielli” nuk kishte si të mos bënte pjesë të saj edhe përshkrimin e simboleve më kryesore të kësaj feste. Ka qenë imzot George Frendo, i cili ka shpjeguar me dashamirësi për teleshikuesit e emisionit domethënien e ditës së Krishtlindjeve.
Ai ka nisur të shpjegojë simbolikën e shpellës së Betlehemit që përfaqëson kushtet e varfra në të cilën ka ndodhur lindja e Jezu Krishtit. Sipas imzot George Frendo në ungjill thuhet se, nuk kishte vend për ata në bujtinë, e për këtë arsye kanë qëndruar në shpellë.
Gjithashtu dy personat të tjerë kryesorë përveç figurës së Krishtit janë edhe Maria, nëna e tij dhe Jozefi, por në ungjill flitet edhe për barinjtë, të cilët kanë qenë të parët që kanë marrë lajmin për lindjen e Jezusit.
Nuk duhet harruar se barinjtë në atë periudhë kanë qenë njerëzit më të mënjanuar nga shoqëria duke përcjellë mesazhin që duhet të jemi gjithnjë pranë njerëzve në nevojë. Të pranishëm në lindjen e shenjtë kanë qenë edhe dijetarët, të cilët duke qenë astrologë kanë ndjekur një yll të veçantë dhe të shndrritshëm që i ka çuar pikërisht në vendin ku ishte duke lindur Jezu Krishti.
Sipas imzot George Frendo, i cili qëndron në Shqipëri prej 15 vitesh, edhe bredhi ka një simbolikë të veçantë duke mos qenë aspak pagan. Ai përfaqëson figurën e Jezu Kritshtit dhe quhet ndryshe si pema e të vërtetës.
Ndonëse në Shqipëri figura e plakut të Vitit të Ri i akreditohet kësaj feste, Imzoti shprehet se origjina e tij rrjedh nga feja e krishterë, e në fakt ka të bëjë me Shën Nikollën, personin që shpërndante fëmijëve të familjeve të varfëra lodra, ushqime etj.
Në Katedralen e Tiranës nuk mund të kalonin pa u vënë re edhe katër qirinjtë vjollcë, të cilët përfaqësonin pendesën si dhe pritjen për ardhjen e Jezusit. Ato simbolizojnë katër të dielat përpara Krishtlindjeve dhe ndizet një për çdo javë që kalon.
Duke qenë mjaft kureshtar për të mësuar mbi festimet e asaj mbrëmje Imzoti shpjegoi edhe pak për meshën festive duke theksuar se atë mbrëmje Katedralja është shumë e vogël për të pritur të gjithë besimtarët, pasi vijnë të shumtë në numër për të asistuar në këto kremtime.
Mesazhi i tij në këtë ditë të veçantë ishte për sa më shumë dashuri, vëllazëri dhe paqe. Gjithashtu nuk la pa theksuar se një nga faktorët që kontribuon në harmoninë fetare në vend është mos ndikimi negativ nga ana e politikës, siç ndodh në vendet e tjera të botës.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33
-
Vrasja e 81-vjeçarit pranë shtëpisë në Zall-Bastar/ Flet djali i tij për Report Tv: Nuk kishte konflikte me njeri! Menduam se ishte aksidentale, mbante gjithnjë lekë me vete
15 Janar, 15:31
-
Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27