Imzot Massafra mesazh për Krishtlindje: Të angazhohemi për të rimëkëmbur Shqipërinë! (VIDEO)

Arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, imzot Angelo Massafra, ka bërë thirrje që të gjithë duhet të angazhohen që të rimëkëmbin një Shqipëri më të mirë. Sipas Massafrës në  Shqipëri shumë e kanë humbur shpresën por duhet të luftojmë këtë fenomen dhe të punojmë që të rinjtë të mos largohen më. Ai është ndalur edhe tek të prekurit nga tërmeti që këto festa do t'i kalojnë në hotele apo në çadra duke thënë se duhet të solidarizohemi të gjithë me ta.

"Të kemi parasysh  ata që kanë pësuar tërmetin. Zoti i pastë në Parajsë viktimat. Duhet të jemi solidar me ata që kanë probleme e që vuajnë" tha Imzot Angelo Massafra

"Kemi nevojë për një dritë të na ndriçojë rrugën e ecjes tonë që na jep shpresë. Veçanërisht në këtë kohë ku pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë humbur shpresën. shumë nga të rinjtë po braktisin Shqipërinë. Me inatin ndaj atdheut, kjo nuk është e drejtë. duhet të angazhohemi të gjithë për të rimëkëmbur Shqipërinë, kjo është e mundur. Zoti kërkon prej secilit. Duhet të dëshmojmë Krishtin, ta tejçojmë në familje. Në sa familje ka dhunë.. si është e mundur që burrat rrahin ende gratë? Kjo nuk është e drejtë. Duhet të angazhohemi që dritën ta çojmë në shtëpinë tonë. Të tejkalojmë egoizmin. Cdo mirësi, një buzëqeshje, një dorë. Duhet të ndalojmë vetën tonë nga hakmarrja inati e nga shpifja...kjo është rruga për një ecje të të mirë. Është e mundur që të kemi një Shqipëri më të mirë më të bukur. " tha më pas Imzot Massafra.


Lajmi kryesor:

Kremtohet Krishtlindja! Janullatos mban meshën në Katedralen Ortodokse! Ipeshkvi i Lezhës: Tërmeti nxori në pah abuzimet me ndërtimet (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas